E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: Dida? Nuk e ndërroj me portier tjetër

ASA (Albania Sport Agency) - Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, zbriti në fushë për të mbrojtur portierin brazilian të kuqezinjve, Dida. Mbrojtësi ekstrem i Milanit, nuk shkëlqeu në ndeshjen e mbyllur në barazim (2-2) midis Milanit dhe Bajernit në Ligën e Kampioneve. Numri një kuqezi shprehet në sitin zyrtar të Milanit: "Është e pavërtetë që unë kam sulmuar Didën, e përgënjështroj në mënyrë absolute. Nuk do ta këmbej Didën me asnjë portier tjetër. Duhet të shkojmë në Munih për të fituar dhe për të bërë një ndeshej si Milani. Nuk kemi Xhilardinon për shkak të skualifikimit, nuk kemi Ronin pëe shkak të rregullave të Ligës së Kampioneve, por kemi Inxagin dhe Rikardo Oliveira".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›