Igli Tare, zyrtarisht drejtor i ri sportiv i Milanit

Igli Tare është drejtori i ri sportiv i Milanit. Pritej që gjithçka të bëhej zyrtare ditën e hënë, por sipas raportimeve të fundit të mediave italiane, drejtuesi shqiptar sapo ka nënshkruar kontratën e re që do ta lidhë atë me klubin kuqezi. Konkretisht, Tare ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare me opsion për sezonin e tretë me një pagë 800 mijë euro në vit.
Prandaj, klubi kuqezi ka bërë një lëvizje shumë të rëndësishme në nivel drejtues në funksion të sezonit të ardhshëm, i cili në mendjet e pronarëve dhe tifozëve duhet të shënojë rinisjen e projektit.
Njoftimi zyrtar nga Milani do të arrijë në orët në vijim dhe në atë moment mund të fillojë edhe kërkimi për trajnerin e ardhshëm.