E larguar nga shtepia gruaja gjendet e pajete ne stacionin e trenit
Ishte larguar qe nje nate me pare nga shtepia pa lene asnje gjurme ndersa eshte gjetur e pajete nga kalimtare te rastit nje dite me pas prane shinave te trenit. Leme Hamzai nga qyteti i Fierit eshte identifikuar nga familjaret e saj gjate dites se djeshme te cilet kishin vene ne dijeni forcat e policise per largimin e saj. Ngjarja ka ndodhur dje ne qytetin Fierit kur disa kalimtare te rastit kane pare te shtrire pertoke nje person dhe kane lajmeruar menjehere policine. Kjo e fundit ka shkuar menjehere ne vendngjarje dhe kane filluar menjehere hetimet per zbardhjen e saj. Sipas te dhenave te para te policise lokale mesohet se gruaja ishte larguar nga shtepia mbremjen e se martes dhe familjaret nuk dinin asgje per te. Sipas hetimeve te para mesohet gjithashtu se shkaku i vdekjes se Leme Hamzait dyshohet se te kete qene i ftohti.