Ikën Pirlo, vjen Hernanes
Andrea Pirlo është shumë afër nënshkrimit me Chelsean që e ka ngritur ofertën për lojtarin në 18 milionë euro për të bindur Milanin për ta shitur mesfushorin.
Për të zëvendësuar Pirlon, në Milano do të vijë asi i Sao Paolos, 23 vjeçari Hernanes. Ariedo Braida ndodhet tashmë në Brazil për ti mbyllur detajet e fundit për blerjen e brazilianit për një shifër rreth 20 milionë euro.
Sikundërse është mësuar Braida e ka braktisur pistën Andre Santos dhe prej një jave po merret ekskluzivisht me lojtarin e Sao Paolos.
Ekipi i bluve të Chelseat e kishte kërkuar Pirlon sapo Ancelotti mbërriti në Londër, porse çmimi prej 14 milionë eurosh nuk i kishte bindur kuqezinjtë ta linin të lirë lojtarin. Tanimë që çmimi ka pësuar një rritje të konsiderueshme Milani mund ti investojë ato para për 23 vjeçarin Hernanes që e ndjek prej kohësh.