E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohet për tre orë puna në doganën e Kakavijës

Pala greke njoftoi pezullimin e punimeve gjatë natës, në një kohë kur vazhdon të ketë fluks emigrantësh që vijnë nga Greqia drejt Shqipërisë për pushime. Megjithatë, defekti është ndrequr rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, nga ku ka nisur edhe puna në këtë pikëkalimi kufitar.

Vlen të theksohet se gjatë tre orëve, kur kishte ndodhur defekti nuk kishte pasur fluks emigrantësh, e për pasojë kanë munguar edhe radhët e gjata. Megjithatë, dhjetëra persona kanë pritur deri në riparimin e defektit, për të vijuar  më pas udhëtimin e tyre në drejtim të Shqipërisë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›