E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ikën Arben Kraja/ Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK

Kreu i ri i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zgjidhet këtë të premte.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedh sot mes tre kandidatëve Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani.

Kreu i ri i SPAK do të zëvendësojë Arben Krajën, i cili qëndron në krye të këtij institucioni prej tre vitesh.

Anëtarët e KLP-së që do të votojnë për zgjedhjen e kreut të SPAK janë Alfred Balla, Tartar Bazaj, Arta Mandro, Bujar Sheshi, Eloida Goxhi, Esmeralda Cami, Ledina Riza, Mirela Bogdani, Nurihan Seiti, Sokol Stojani dhe Zeqir Hoda.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›