E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kërkesa për vendosjen e forcave serbe në Kosovë/ Majko: Konflikt i pashpallur. Serbia të shpëtojë nga vetja

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar ndaj kërkesës së Serbisë për vendosjen e trupave në Kosovë.

Majko e quan këtë veprim si konflikt të pashpallur ndërsa shprehet se Serbia po kërkon të negociojë atë që humbi në Gjykatën Ndërkombëtare.

“Kërkesa për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë është konflikt i pashpallur. Serbia kërkon të jetë “Jugosllavia” e Rezolutës 1244 dhe të negociojë atë që humbi në Gjykatën Ndërkombëtare. Serbia duhet të shpetojë nga vetja. Ajo sfidoi shtetet që e njohin Kosovën si shtet.”- shkruan Majko.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›