E Diel, 1 Nëntor 2026

Ikën Saida Dollani, zgjidhet Zëvendëskryetari i ri i Gjykatës së Posaçme të Apelit

Gjyqtarët e Apelit të Posaçëm kanë zgjedhur sot zëvendëskryetarin e ri të kësaj gjykate me mbarimin e mandatit të Saida Dollanit.

Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e zhvilluar sot nën drejtimin e Zëvendëskryetarit të Gjykatës, Saida Dollani, zgjodhi z. Dhimitër Lara si Zëvendëskryetar të ri të kësaj gjykate.

Dhimitër Lara do të marrë detyrën pas përfundimit të mandatit të znj. Saida Dollani, e cila ushtroi funksionin e Zëvendëskryetares së Gjykatës së Posaçme të Apelit me kompetencat e Kryetarit për periudhën 23 dhjetor 2022 – 23 dhjetor 2025.

Magjistrati Dhimitër Lara ka një përvojë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ai ushtron funksionin e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit që prej datës 5 prill 2004. Fillimisht ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda nga viti 2004 deri në vitin 2019, ndërsa prej datës 19 dhjetor 2019 e në vijim ushtron detyrën në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›