Ikën Trezege, vjen Huntelar

Juventusi mund të shesë francezin David Trezege te Barcelona me qëllim që të sigurojë shërbimin e yllit të Ajaksit, Klass Jan Huntelaar. Sulmuesi holandez ka shënuar 72 gola në 80 ndeshje për Ajaksin dhe shihet si një "Trezegol" i ri.
Juve kërkon 20 milionë euro nga Barcelona për francezin, ndërkohë që zëvendëspresidenti i Barcelonës, Mark Ingla do të udhëtojë në Torino për të bindur bardhezinjtë për një kosto më të vogël transferimi. "Zonja e vjetër" është e gatshme të shpenzojë 18 milionë euro për Huntelaar.