E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceh: “Dërgova ekipin në shtëpi”

Ai mund të jetë një nga portierët më të mirë në botë, por Peter Ceh ishte dështuesi i madh në kolapsin e Cekisë kundër Turqisë, cka i kushtoi ekipit të tij edhe largimin nga Euro 2008.
Portieri i Celsit pranoi se kishte kaluar një nga netët më të vështira të jetës së tij pas paraqitjes së tij të varfër kundër formacioni të Fatih Terimit.
Me dy gola avantazh të Cekisë, kur duheshin edhe 15 minuta lojë, ishte thuajse e pamundur të mendoje se ndeshja do të përfundonte 3-2 për Turqinë. Arda Turana shkurtoi diferencën në 1-2, por ishte gafa monumentale e Ceh kur duheshin edhe katër minuta ku gjatë një kërcimi rutinë nga një kros i largët nuk e pa këmbën e turkut Nihat Kahveci, që shtoi topin lehtësisht në portën e zbrazët. Edhe më keq shkoi për Ceh e kompani, kur Nihat Kahveci realizoi një gol spektakolar që i dha fitoren 3-2 Turqisë dhe vendin e dytë në Grupin A.
"Unë mendoj se ajo që më ndodhi këtu është pjesë e gjithë sezonit tim", - tha 26-vjecari. "Sa herë që kthehem në formë, do të dëmtoj veten; sa herë që ne kemi mundësi të shkojmë në finale,ne humbasim. Është e njëjta ndjenjë që unë kam pasur pas finales së Ligës së Kampioneve, por tani është më e rëndë, pasi unë e di që gabimi që bëra në golin e dytë e dërgoi ekipin në shtëpi".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›