Ikën Uldedaj, Jaka zgjidhet kryetari i Dhomës së Tregtisë
Gjokë Uldedaj lë detyrën si kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë dhe në vend të tij zgjidhet Nikolin Jaka, dikur sekretar i përgjithshëm i Dhomës. Ndryshimet për kreun e biznesit të Tiranës erdhën pas dorëheqjes së Uldedajt, për shkak të mandatit të tij si deputet i Partisë Demokratike (zgjedhur më 28 qershor). Pavarësisht se Kushtetuta nuk e ndalonte Uldedajn t‘i mbante të dyja funksionet, zgjedhja për dorëheqje u pa e arsyeshme, për shkak të ngarkesës në punë. Zgjedhja e Nikolin Jakës, ish-zv.ministër i Punëve Publike dhe Transportit, erdhi pas votimit të zhvilluar dje nga Asambleja e Përgjithshme, me 55 vota pro, nga 65 që ishin gjithsej.
Ndryshimet
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë zhvilloi dje mbledhjen e jashtëzakonshme të forumit më të lartë vendimmarrës, me kërkesë të vetë kryetarit, Gjokë Uldedaj. Të 75 anëtarët (101 janë gjithsej), u njohën në fillim me veprimtarinë e Dhomës së Tregtisë gjatë periudhës janar-shtator 2009 dhe më pas miratuan strategjinë lidhur me perspektivat dhe situatat e reja të zhvillimit të biznesit. Më tej, kryetari Gjokë Uldedaj kërkoi dorëheqjen e parevokueshme nga detyra në krye të Dhomës së Tregtisë. Sipas tij, arsyet që e çuan në këtë vendim kanë të bëjnë me angazhimet e tij në jetën parlamentare. "Kjo kërkesë për dorëheqje ka ardhur jo për shkak të ndonjë problemi ligjor që mund të vinte nga mbajtja e dy detyrave njëherësh, por që biznesi shqiptar të jetë më i lirë ndaj çdo oponence të mundshme ekonomike apo politike", tha Uldedaj. Në vijim ai do të mbetet pjesë e strukturave vendimmarrëse të Dhomës, si në kryesi ashtu edhe në Asamble. Për postin drejtues konkurruan Edmond Rusmali, Nikolin Jaka dhe Sami Cela. Me një pjesëmarrje prej 74 anëtarësh, nga 101 anëtarët e Asamblesë, votuan 65 prej tyre, ku 55 anëtarë votuan pro kandidaturës së Nikolin Jakës, 3 në favor të Rusmalit dhe 4 për Çelën. Pas mandatimit, Jaka u shpreh para anëtarëve të Asamblesë se institucioni i Dhomës do të vijojë të jetë një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të biznesit shqiptar, si edhe do të vijojë lobimin për njohjen e resurseve shqiptare nëpër botë, me qëllim tërheqjen e investitorëve të huaj në vendin tonë.