Çelsi në sulm për Vijën dhe De Rosin
Çelsi shpreson të fitojë Apelin, i cili do t‘i jepte fund pezullimit të FIFA-s (deri në janar 2011) dhe të kthehet në merkato për blerje të bujshme. Ançeloti pohoi se e ka të pamundur që të lërë disa lojtarë jashtë fushës, sepse kjo do ta dëmtonte skuadrën. Situata do të bëhet më e vështirë në janar, kur blutë nuk do të kenë në dispozicion Drogba, Kalu, Esien dhe Obi Mikel, të impenjuar në Kupën e Afrikës. Kjo i bën të nevojshme përforcimet dhe objektivi kryesor është sulmuesi i Valencias, David Vija, i cili mund të aktivizohet pa probleme edhe në Champions. Nëse afrimi i spanjollit nuk realizohet, Emil Heski shihet si alternativë për repartin ofensiv. Për mesfushën Ançeloti kërkon lojtarin e Romës, Daniele de Rosi.