E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikin nga Internacionalja socialistët e vërtetë, Rama mbetet me miqtë e tij sllavo-grekë

16-05-2013 / Nga Lavdrim Lita

Socialdemokratët gjermanë, demokratët e majtë italianë, të majtët francezë dhe laburistët britanikë, kanë braktisur internacionalen Socialiste, duke shpallur se themelojnë Aleancën e socialistëve progresistë. Ata deklarojnë se s’mund të qëndrojnë në një organizatë-fosile të shekullit 19, në të cilën ka ende diktatorë të Afrikës e Azisë. Në Internacionale kanë mbetur tani Tadiçi, Stanishevi, Papandreu dhe natyrisht nënkryetari i 36-të i sllavo-grekëve, Edi Rama 


Nënkryetari i 36 i Internacionales Socialiste, Edi Rama ka marrë një lajm të keq. Internacionalja Socialiste po shkrihet. Nuk është faj i Edi Ramës. Faji është i ideologjisë së vjetër që përfaqëson Internacionalja Socialiste. “Në vend të saj po lind, edhe formalisht Aleanca e Progresistëve, që formohet nga 50 parti “progresiste, demokratike, social-demokrate, socialiste dhe laburiste, si një iniciativë e SPD gjermane dhe me hyrjen në këtë formacion ndërkombëtar të Partisë Socialiste franceze dhe të Partisë Demokratike italiane”, raporton “Europa Quotidiano”, gazeta zyrtare e majtës italiane, PD, e cila titullon shkrimin, “Internacionalja Socialiste u mbyll. Dhe ky është një lajm i mirë”. Gazeta u referohet edhe shkrimeve të “Le Monde” dhe Frankfurter Rundschau”. Si duket, vendimtare ka qenë fakti që SPD-ja, socialdemokratët gjermanë janë tërhequr nga anëtarësia në Internacionale dhe kanë vendosur të jenë thjeshtë vëzhgues. Këtë e deklaroi sekretari i SPD-së Sigmar Gabriel, në vigjilje të manifestimit të madh që po përgatitet të mbahet në qytetin Lajpcig të Gjermanisë për të festuar 150 vjetorin e kësaj partie. Ky vendim është marrë kryesisht nga gjermanët, që janë edhe financuesit më të mëdhenj të Internacionales, të cilët kanë konstatuar se kjo organizatë nuk është e përshtatshme me kohën dhe kërkesat bashkëkohore  të globalizimit. Sipas socialistëve gjermanë nuk duhet më një strukturë e ankoruar në shekullin e kaluar dhe një ideologjie të tejkaluar, që ka brenda personazhe të papranueshme si Daniel Ortega, apo kreu i “përjetshëm” i Shtetit e Angolës Jose Edoardo dos Santos, partia e Hosni Mubarakut, ose partia e Bregut të Fildishtë e Laurent Gbagbo-s, i cili duhet të përgjigjet për krimet ndaj njerëzimit përpara Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Gjermanët e SPD-së mendojnë të shkojnë në zgjedhjet e vjeshtës kundër kryeministres gjermane Anxhela Merkel, me një figurë të pastër, jashtë ideologjive dhe bashkëkohore. Socialistët italianë të PD do të jetë pjesë e kësaj organizate të re, po ashtu socialistët holandezë të PvdA, socialdemokratët norvegjezë, laburistët australianë, demokratët kanadezë, – dhe lista mund të vijojë. Sinjalet e këtij ndryshimi ishin dhënë disa muaj më parë. Në shkurt Partia Laburiste angleze doli nga anëtarësia e Internacionales Socialiste, duke u pozicionuar si “vëzhgues” dhe jo më si “anëtare”. Sipas laburistëve anglezë dis-avantazhet në këtë organizatë ndërkombëtare janë më të mëdha sesa avantazhet. Sipas tyre kuota e anëtarësisë vjetore ishte shumë e majme, 100 mijë sterlina në vit, dhe po bëhej shumë e shtrenjtë në kohë krize. Në fakt partitë që janë larguar nga Internacionalja Socialiste bënë një tentativë për të reformuar organizatën duke kandiduar për sekretarë të Përgjithshëm në kongresin e bërë në Cape Town të Afrikës Jugut, suedezen Mona Sahlin. Por doli të ishte një dështim sepse sekretari Luis Ajala, mbështetej nga të gjitha partitë socialiste të Amerikës Latine dhe të Afrikës, si dhe tre Partitë Socialiste si motra të Shqipërisë, Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë. Lobimi i grupit të Papandreut, Stanishevit, Tadiçit dhe Ramës ka detyruar reformistët e majtë të mbajnë një distancë.     Malaj: Socialistët mos të votojnë kamikazët e Ramës/Kandidati i pavarur për qarkun e Vlorës,  Arben Malaj i bën thirrje të gjithë elektoratit të majtë që ta shpërndajë votën brenda koalicionit opozitar. Sipas tij, kjo do të garante rotacionin politik nga një anë, dhe nga ana tjetër do shmangte rrezikun e një krize politike nga ata që i cilësoi kamikazët e Ramës. Kandidatët e Ramës i quan kamikazë krizash. Për këtë, Arben Malaj fton socialistët që ta shpërndajnë votën tek anëtarët e tjerë të koalicionit të majtë. E sheh si pozitive mbështetjen që ka marrë deri tani me kandidimin si i pavarur në Vlorë, ndonëse nuk pretendon nga ish-kolegët që këtë ta shfaqin publikisht. Malaj nuk harron pa falënderuar ata që i qëndruan pranë pas largimit nga PS dhe thekson se për të thelbësore është zhvillimi i një fushate elektorale pozitive.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›