Ikin nga Siria, kapen në Sllatinë

Tre meshkuj nga Siria janë ndaluar mbrëmë pas mesnate nga Policia në Sllatinë të Fushë Kosovës.
Ata ndodheshin në veturën e një shtetasi kosovar, i cili po i barte në drejtim të panjohur.
Sirianët nuk kishin asnjë dokument identifikimi dhe të njëjtit janë dërguar në Stacionin e Policisë në Fushë Kosovë.
Ende nuk është raportuar për vendimin e prokurorit përkitazi me këtë rast./Indeksonline/