E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja e vret bashkëshortin

Një femër e ka lenë të vdekur bashkëshortin e saj, duke e goditur me një plumb në kokë. Krimi i rëndë ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në rrugën "Sali Çekaj" në Deçan.

Policia e ka konfirmuar rastin për Indeksonline mbrëmë, por pa dhënë informacione të hollësishme. Në vendin e krimit kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse të policisë së Kosovës, të cilat e kanë arrestuar të dyshuarën si dhe kanë konfiskuar revolen me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

“Është arrestuar një femër e dyshuar, pasi qe e njëjta ka qëlluar me armë zjarri në kokë bashkëshortin e saj, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse”, thuhet në njoftimin e sotëm të Policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe tre fishek të kalibrit 9 mm, si dhe një gëzhojë. Për rastin është informuar menjëherë prokurori i shtetit dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, përderisa e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka dhënë informacione rreth motiveve që kanë quar deri të vrasja, por sipas tyre, Njësiti i Hetimeve po merret internzivisht për të zbuluar të gjitha rrethanat e krimit./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›