E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizione bashkekohore - Festivali Nderkombetar i filmit ne Durres

Europa dhe Ballkani. Prane dhe larg. Per here te pare ne kete edicion te trete te Festivalit Nderkombetar te Filmit ne Durres kineastet europiane i jane drejtuar kesaj ideja permes pasqyrimit te realiteteve qe po perjeton Ballkani sot ne rrugetimin e tij drejt Europes. Kete realitet ka zgjedhur ne dokumentarin e tij artistik I pari i Bajrakut edhe regjisori i ri gjerman Philip Vogt. Ai paraqet jeten e sotme ne Dukagjin mendimet dhe ndjenjat e te parit te fisit bajraktarit dhe djemve te tij.

Filmi eshte nje portret i njerezve ne ate familje. Ai flet shume per veshtiresite ne procesin e tranzicionit ku ata kerkojnme te jetojne te njejten jete si ne te shkuaren Nderkohe kerkojne nje te ardhme qe ende nuk ka mbritur per ta thote Philip Vogt.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Anila Varfi drejtorja e Festivalit Nderkombetar te Filmit ne Durres.

Ndersa producenti Matthias Zuber thote se ky dokumentar eshte simbolik. Ai tenton te tregoje qe keta njerez ne Dukagjinin e larget vulnerabel ndaj traditave dhe zakoneve te se shkuares jane qenie njerezore qe dhimbjen dhe gezimin e kane njelloj si gjithe njerezit e tjere.

Kupton qe ata nuk jane shume te ndryshem nga ty. Ne patem shansin te jetojme mes tyre ne Dukagjin te takojme me karaktere qe nuk do te mund ti takonim ne Berlin ose po te jetonim ne New York. Ti kupton qe kane probleme si te tuat por ne nje situate tjeter dhe qe jane shume te ngjashme me te perditshmen tende thote Matthias.

Ne dokumentarin I pari i bajrakut djemte e kryefamiliarit qe kerkon te zbatoje kanunin e gjakmarrjes kerkojne te martohen permes internetit dhe kane korrespondence me vajza nga Tailanda symbol ky per te treguar se e ardhmja per ata eshte ende nje premtim jo nje realitet.

Anila Varfi drejtorja e Festivalit Nderkombetar te Filmit ne Durres vlereson dokumentarin gjerman shte nje pune e mrekullueshme e Philip Vogt. E ka paraqitur boten psikologjike dhe mentalitetin e te gjitha shtresave pothuajse ne zonen e Dukagjinit.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Isa Qosja kryetar i jurise nderkombetare te Festivalit Nderkombetar te Filmit ne Durres.

Besa e shqiptarit ne filmin e regjizorit te mirenjohur seb Karanovic

Botes shqiptare i eshte drejtuar edhe regjisori serb Srdjan Karanovic me filmin e tij Besa. Regjisori i merr ngjarjet nga fillimi i Luftes se Pare Boterore. Drejtori serb i nje gjimnazi ne nje fshat te humbur te Serbise ia le gruan ne bese deri sa te kthehet nga lufta nje shqiptari kujdestarit te gjimnazit. Isa Qosja kryetar i jurise nderkombetare nga Prishtina dhe nje nga figurat me te njohura te kinematografise ballkanase shpreh mendimin e tij per filmin Besa te kolegut te tij nga Beogradi.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Teatri Aleksander Moisiu ku zhvillohet Festivali Nderkombetar i Filmit ne Durres.

Duke trajtuar karakterin e shqiptarit besen mendoj se e ka sfiduar shume shikuesin serb. Por ky eshte nje sinjal pozitiv nje gjest per t u pershendetur nese tregon qe komuniteti artistik serb desheron te ktheje nje faqe te re marrdheniesh te ndersjellta. Ky regjisor ka qene i ndaluar te krijoje gjate kohes se Milloshevicit shton ai.

Nje film tjeter qe konkuron ne Festival eshte edhe Hi dhe gjak me regjisore aktoren e mirenjohur franceze Fanny Ardant sipas motiveve te romanit te Kadarese Eskili ky humbes i madh. Po keshtu me motivin e gjakmarrjes jashte Shqiperise eshte ndertuar edhe filmi belg Dosja K.

Cili film do te meritoje Gladiatorin e Arte Juria nuk e ka te lehte.

Ka nje perzgjedhje interesante qe deshmon cilesite e ndryshme kinematografike ne Europe dhe ne rajon. Gjithe rajoni i Ballkanit eshte ne tranzicion dhe ne krize ekonomike dhe morale. Filmat trajtojne pikerisht ekstraktin e kesaj krize thote. Kryetari i jurise Isa Qosja.

Per kineastet europiane realitetet ne Ballkan jane pertej ekzotikes. Ato jane te prekshme te nje hapesire gjeografike qe ndodhet ne rrugetimin e veshtire drejt shtepise se perbashket Europes.

Autor Ani Ruci

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›