E Diel, 1 Nëntor 2026

Ikonat shqiptare në Francë – 45 vepra të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar do të ekspozohen në Chambéry

Rreth 45 ikona nga fondi i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, do të prezantohen në muajin qershor në Muzeun e Arteve të Bukura në qytetin e Chambéry-së, (Shamberi) ku publiku francez do të ketë mundësinë të njohë nga afër një trashëgimi artistike të jashtëzakonshme shqiptare.

Prej disa muajsh një grup pune nga ky muze kanë bërë përzgjedhjen e ikonave që do të prezantojnë identitetin dhe vlerat e artit tonë mesjetar.

“Kemi bërë një përzgjedhje të ikonave të cilat do të ekspozohen në Chambéry, rreth 45 ikona të cilat i përkasin periudhave të ndryshme dhe shkollave të ndryshme. Kanë një përfaqësim të gjerë të gjithë dhe dinjitoz. Kryesisht jemi fokusuar tek ato që i përkasin kishës së burimit jetëdhënës por edhe kishave të tjera”, u shpreh Fjoralba Prifti, Drejtore e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë.

Kjo ekspozitë është një shembull i bashkëpunimit Korçë-Chambéry dhe i dialogut evropian ndërkulturor, me mbështetjen e institucioneve partnere, Ambasadës së Francës në Shqipëri dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›