E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilaçi që shëron nga fruthi deri të HIV

Nga Express më 25 gusht 2011 në ora 08:14

Ilaçi Draco saboton qelizat virusale, ndërsa nuk i shkatërron ato të shëndetshmet. Shkencëtarët theksojnë që do të munden të shërojnë shumë sëmundje virusale, duke përfshirë edhe HIV-in.

Shkencëtarët kanë zbuluar ilaçin i cili ka potencial të madh për të shëruar shumë sëmundje si rhinoviruset, të cilat janë shkak i rreth gjysmës së të gjitha ftohjeve, paralizës së fëmijëve, viruseve të stomakut dhe etheve vdekjeprurëse Dengue.

Nga ilaçi i quajtur Draco pritet suksesi në shërimin e fruthit dhe rubeolës, të thatit, tërbimit, madje edhe HIV-it, kanë deklaruar shkencëtarët nga Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT) në SHBA.

Draco punon në parimin e sabotimit të qelizave të infektuara dhe pamundëson shumimin e tyre, duke i lënë qelizat e shëndetshme të paprekura, shpjegojnë shkencëtarët. Testimet laboratorike kanë treguar që Draco është i suksesshëm në ndalimin e viruseve, bën të ditur “Daily Mail”.

“Ashtu siç zbulimi i antibiotikëve ka revolucionarizuar shërimin e sëmundjeve bakteriale, ashtu shpresojmë që Draco do të jetë ilaç revolucionar në trajtimin e infeksioneve virusale”, ka deklaruar udhëheqësi i ekipit hulumtues, dr. Mike Rider.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›