E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajat me det e jahte

Nga Express më 25 gusht 2011 në ora 08:16

Këngëtarja Zanfina Ismaili në një intervistë që e ka dhënë për gazetën “MAPO” ka thënë se të bësh klipe nëpër det, plazhe dhe jahte të bukura është bajat dhe për këtë ajo ka vendosur që klipin e saj ta realizojë në Gjilan.

Ajo ka shtuar se për këngën e saj të re ka punuar edhe më parë, por vetëm gjatë verës e ka bërë publike, ndërkaq sa i përket komenteve për këngën, Zanfina thotë se “ka njerëz që gjithmonë presin që unë të këndoj, më kanë sabotuar dhe unë mendoj që një pjesë të realitetit tim ta nxjerr edhe në klip”.

“Nuk e di ende a do të bëj pushime të gjata, pasi përveç klipit që doli kam koncerte në Shqipëri e Kosovë. E kur t’i kryej këto, ndoshta do të iki për disa ditë. Unë nuk kam dashur që ta bëja xhirimin në plazh, pasi gjithë klipet që shohim janë të njëjtë, në plazh e në det, që janë njësoj, e me një jaht ashtu të bukur (qesh). Kështu që unë doja një atmosferë ditore, me diell, pamja është nga Gjilani dhe mendoj se ka dalë mirë e më ka pëlqyer, se ka pasur ngjyra të gjalla”, ka thënë këngëtarja.

Zani po ashtu ka thënë se është pro gjërave që e bëjnë një njeri të lumtur, përfshirë këtu edhe operacionet plastike, ndërkaq për ndonjë hit bashkë me Adelinën ende nuk ka ndonjë plan konkret.

Klipi i fundit i Zanfinës

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›