E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilia Basho eshte pergjuar ne shtepi

Prova shkencore dhe te mbledhura me teknika speciale te hetimit jane administruar ne dosjen penale ku aktualisht i dyshuari i vetem eshte Ilia Basho si autor i krimit. Burime prane policise tregojne se jane dy antena telefonike ne zonen e Shkozes si dhe dhjetera mesazhe qe edhe pse jane fshire nga ekspertimi teknik i kryer ne laburatorin shkencor te Ministrise se Brendshme ato jane rikuperuar duke zbuluar deri diku misterin e vrasjes se 33 vjecares Eleni Basho.
Ne vijushmerine e hetimeve dhe kerkimit te provave pergjate ketyre diteve mesohet se agjente te policise kane arritur qe te bejne pergjimin ambjental ne banesen e Ilia Bashos si dhe ne zyre. Nuk dihet me saktesi nese nje gje e tille eshte bere dhe gjate kohes kur i arrestuari Basho ka udhetuar me makinen e tij por burimet tregojne se mbikqyrja e te arrestuarit Ilia Basho eshte arritur te behet deri ne ambjentet e brendshme te shtepise. Anetare te grupit hetimor spranojne te japin asnje detaj se cfare permbajtje kane keto pergjime si dhe mesazhet telefonike pasi sipas tyre berja publike e perbajtjes rezikonte vijushmerine e hetimeve qe deri ne keto momente duket se jane afer zbardhjes se rolit edhe te nje personi tjeter. Rreth vrasjes se 33 vjecares Eleni Basho fillimisht jane ngritur te gjitha pistat qe me pas u rrezuan njera pas tjetres duke e ngushtuar rrethin ne vetem nje piste ne ate te vrasjes se pasionit. Nese konfirmohet plotesisht qe autor i vrasjes eshte Ilia Basho atehere organit te hetimit do ti duhet te saktesoje edhe motivet e kesaj ngjarjeje nese behet fjale per nje histori jashtemartesore te burrit i cili ne prag te divorcit eliminoi gruan per shkak te ndarjes se pasurise. Eleni Basho 33 vjec u qellua ndersa po kthehej ne banesen e saj ne Shkoze gjate mbremjes se dy shkurtit nga nje person qe u tregua i afte te linte shume pak prova ne vendngjarje. Ne banese ate nate e prisnin dy femijet e saj 9 dhe 13 vjec te cilet kishin folur para vrasjes ne telefon me te jemen.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›