Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, bojkoti i avokatëve dhe mungesa e gjyqtares penguan zhvillimin e seancës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të premte në GJKKO për seancën e dosjes së sterilizimit. Beqaj, i cili ndodhet në arrest shtëpie, u shoqërua nga një efektiv policie dhe u paraqit pa avokat. Por seanca nuk u zhvillua, për shkak të bojkotit të avokatëve ndaj rregullores së re të GJKKO-së, ndërsa mungoi edhe gjyqtarja Rudina Palloi.
Beqaj po gjykohet për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe grupit të strukturuar kriminal, ndërsa në fund të korrikut gjykata i zëvendësoi masën e arrestit në burg me “arrest në shtëpi”, pas rreth 25 muajsh paraburgim.
RTSH