Ilir Beqja thyen qafen tek provimi i pare i parlamentit
Keshilli i Mandateve dhe Rregullores ka derguar ne Kuvend mandatin e Ilir Beqjes duke vleresuar se fondet qe ai ka perfituar per 1 vit rresht nga bashkia e Durresit jane nje shkelje flagrante e kushtetutes dhe e Rregullores se Kuvendit
Ceshtja e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja i kalon Kuvendit pasi keshilli per rregulloren dhe mandatet konsumoi per rreth 2 ore te gjithe proceduren ligjore. Sic dhe pritej mbledhja e keshillit reflektoi dy mendime te ndryshme nese Ilir Beqja ka shkelur apo jo Kushtetuten. Pikerisht nenin 70 pika tre te saj qe thote shprehimisht se deputeti nuk mund te kryeje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor.
Vete deputeti Beqja mbron fort argumentin se nuk ka shkelur Kushtetuten. Nga ana tjeter deputeti socialist Damjan Gjiknuri shton se nuk ka konflikt interesi pa filluar ushtrimi i mandatit te deputetit qe sipas tij lidhet me kohen e betimit gje qe ka ndodhur ne 24 shkurt te 2010.
Por Kushtetuta thote ne nenin 71 pika nje te saj se mandati i deputetit fillon diten qe ai shpallet i zgjedhur nga KQZ.
Perfaqesuesit e mazhorances ne keshillin e mandateve kane sjelle dhe nje tjeter argument qe penalizon sipas tyre deputetin Beqja per perfitimin e 240 milione lekeve nga bashkia Durres ne periudhen shkurt ndash maj 2010 kohe kur deputeti ishte betuar si i tille. Automatikisht ceshtja i kalon seances plenare te Kuvendit qe me vote do te vendose nese do te vere ne levizje Gjykaten Kushtetuese.
Kjo e fundit do te vleresoje papajtueshmerine dhe nese kjo ndodh PS humbet Beqajn si deputet por jo mandatin pasi emri i tij zevendesohet me nje tjeter socialist nga lista proporcionale e depozituar ne KQZ. Ilir Beqja akuzohet nga Partia Demokratike se ka perfituar fonde publike nga bashkia e Durresit ne kohen kur ishte perfaqesues ne Kuvendin e Shqiperise. Per akuzen ne fjale PD ka siguruar dokumente te pamohueshme ku shihet qarte se ligjvenesi socialist ka kryer aktin e shkeljes se Kushtetutes duke perfituar fonde publike gjate ushtrimit te detyres si deputet i Kuvendit Shqiperise.
Akuza e deputeteve te PD-se
15 deputetet firmetare apo 1/10-a e ligjvenesve te Kuvendit pretendojne ne kerkesen e tyre per heqjen e imunitetit se Ilir Beqja ne cilesine e administratorit te kompanise INTECH- ka lidhur nje kontrate me bashkine e Durresit per informatizimin e ketij institucioni.
Kjo kontrate ne vlere 24 milione leke te reja eshte realizuar ne nentor te vitit 2009-te kohe ne cilen Beqja kishte fituar mandatin e deputetit.
Mbi bazen e kesaj kontrate konfirmohet lehtesisht se eshte perfituar gjate periudhes ku Beqja ka marre mandatin e deputetit per qarkun e Shkodres per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009 dhe perben papajtueshmerine me postin qe mban.