E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Do ta zhbejme vendimin per plehrat

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama e cilesoi dje vendimin e qeverise per importin plehrave drejt Shqiperise si nje vendim kriminal


TIRAN- Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama konsideroi dje vendimin e qeverise shqiptare per importin e plehrave nga jashte ne Shqiperi si nje vendim kriminal.


Ne komunikimin e djeshem me gazetaret kryesocialisti tha se do ta zhbejne kete vendim te parin sapo te ulen ne tryezen e qeverise si simbolin e uzurpimit te vendit ne emer te interesave te nje grushti njerezish qe nuk jane ne pushtet sepse jane zgjedhur me vote por vetem sepse nuk e kane lene popullin te zgjedhe.


Lideri i selise roze komentoi gjithashtu situaten politike dhe ate ekonomike. I pyetur nese ish-Ministri i Ekonomise Dritan Prifti do te jete pjese e grupit parlamentar Socialist Rama tha se rruga e mundshme e kthimit drejt Partise Socialiste ne rastin konkret eshte e gjate.


Si e konsideroni vendimin e marre pak kohe me pare nga qeveria shqiptare qe do ti hape rruge importit te plehrave nga jashte ne Shqiperi


Ka qene nje vendim kriminal i marre njehere nga qeveria e meparshme i cili ka hasur ne nje rezistence te madhe dhe te merituar nga ana e opozite se djeshme dhe opinionit publik dhe eshte nje vendim kriminal i rimarre nga qeveria e sotme me ndryshimin se ne rast se heren e pare karakteri kriminal i vendimit mund te ishte edhe rezultat i mosnjohjes se kercenimit qe perben nje vendim i tille per vendin sot eshte thjesht dhe vetem rezultat i babezise se pashuajtshme te oborrit te ketij pushteti. Dhe ky eshte faji i Sali Berishes.


Ne kete vendim jo vetem qe do ta luftojme me gjithcka kemi ne dore por do ta zhbejme te parin sapo te ulemi ne tryezen e qeverise si simbolin e uzurpimit te vendit ne emer te interesave te nje grushti njerezish qe nuk jane ne pushtet sepse jane zgjedhur me vote por vetem sepse nuk e kane lene popullin te zgjedhe.


Zoti Rama cili eshte komenti juaj per diskutimet mbi Buxhetin Faktik 2009


Ne zerin e te ardhurave ne dallim me aktin normativ te vitit 2009 mungojne 20.6 miliarde leke ose 200 milione dollare te barabarta me kater muaj pensione te 550 mije pensionisteve. Ne zerin e te ardhurave tatimore dje ne dallim me aktiv normativ mungojne 17.2 miliarde leke ose 170 milione dollare.


Ne zerin e te ardhurave ne tatime-dogana ne dallim me aktin normativ mungojne 10.5 miliard leke ose 100 milione dollare. Ne zerin e shpenzimeve dje ne dallim me aktin normativ mungojne 22.3 miliarde leke ose 223 milione dollare.


Ne zerin e shpenzimeve korrente ne dallim me aktin normativ mungojne 3 miliarde leke ose 30 milione dollare. Ne zerin e shpenzimeve operative te mirembajtjes dje ne dallim me aktin normativ mungojne 2.9 miliarde leke ose 29 milione dollare. Ne zerin e shpenzimeve kapitale dje ne dallim me aktin normativ mungojne 4.2 miliarde leke ose 42 milione dollare.


Ne zerin e te ardhurave ne dallim me buxhetin fillestar mungojne 35.6 miliarde leke ose 356 milione dollare te barabarta me shpenzimet per rikonstruksionin e plote te 1750 shkollave apo me shpenzimin per ndertimin nga themelet te 700 shkollave te reja te standardeve me te larta evropiane.


Ne zerin e shpenzimeve ne dallim me buxhetin fillestar mungojne 5.7 miliarde leke ose 57 milione dollare. Efekti i ketij abuzivizmi eshte nje deficit buxhetor qe ne dallim me buxhetin fillestar eshte 29.9 miliarde leke ose 299 milione dollare me shume. Borxhi publik ne dallim me nivelin e tij ne fund te 2008 eshte rritur me 86.5 miliarde leke ose 865 milione dollare.


Me lejoni qe te kerkoj fokusimin tuaj tek kjo shifer per te pasur nje pamje te qarte te asaj qe nuk eshte rritje ekonomike por eshte nje tullumbac i fryre me borxh i cili rrezikon te plase duke e vendosur mbare vendin perpara nje ardhmerie shume te erret.


Ne vitin 2009 bazuar ne shifrat e cka u diskutua dje ka te ardhura te rritura 560 milione dollare dhe borxh te rritur 860 milione dollare. Pra jemi ne nje moment shume kritik kur rritja e borxhit thuajse po i drejtohet dyfishit te te ardhurave.


Si e konsideroni vendimin e marre pak kohe me pare nga qeveria shqiptare qe do ti hape rruge importit te plehrave nga jashte ne Shqiperi


Ka qene nje vendim kriminal i marre njehere nga qeveria e meparshme i cili ka hasur ne nje rezistence te madhe dhe te merituar nga ana e opozite se djeshme dhe opinionit publik dhe eshte nje vendim kriminal i rimarre nga qeveria e sotme me ndryshimin se ne rast se heren e pare karakteri kriminal i vendimit mund te ishte edhe rezultat i mosnjohjes se kercenimit qe perben nje vendim i tille per vendin sot eshte thjesht dhe vetem rezultat i babezise se pashuajtshme te oborrit te ketij pushteti. Dhe ky eshte faji i Sali Berishes.


Ne kete vendim jo vetem qe do ta luftojme me gjithcka kemi ne dore por do ta zhbejme te parin sapo te ulemi ne tryezen e qeverise si simbolin e uzurpimit te vendit ne emer te interesave te nje grushti njerezish qe nuk jane ne pushtet sepse jane zgjedhur me vote por vetem sepse nuk e kane lene popullin te zgjedhe.


Ish-Ministri i Ekonomise Dritan Prifti u terhoq nga disa akuza ndaj jush dhe zotit Brace. A do ta therrisni Priftin te beje pjese ne grupin tuaj parlamentar


Une do te thosha me nje fjale qe sigurisht terheqja nga ato akuza me gezon por ne anen tjeter rruga e mundshme e kthimit drejt Partise Socialiste ne rastin konkret eshte e gjate.


Diten e hene keni pasur nje takim me zv.ambasadoren amerikane a keni biseduar me te per Gjykaten Administrative A ju ka kerkuar ajo sikunder dhe kryeministri te ndryshoni qendrimin tuaj dhe ne te vertete do te kete nje ndryshim te qendrimit te PS-se

shte spekuluar mbi ate takim. Ai takim eshte kerkuar nga une dhe ka qene teresisht miqesor dhe te gjitha komentet e bera kane qene jashte kontekstit. Qendrimi yne nuk ndryshon.


Pas takimit me aleatet u deklarua se pas dates 15 do te fillojne protestat a do te kete nje date te sakte dhe nje qytet te sakte se kur do te fillojne ato


Per protestat gjerat qe do ti mesoni diteve dhe javeve te ardhshme le tia leme pyetjeve dhe pergjigjeve te javeve te ardhshme.


Meqe jemi ketu ka nje informacion qe protestat tuaja nuk do te fillojne perpara dates 8 nentor qe perkon me mbledhjes e Ministrave te Brendshem te BE-se qe do te japin vendimin perfundimtar per liberalizmin e vizave me Shqiperine.


A lidhen protestat tuaja me kete date dhe me kete vendim te Ministrave te Brendshem te BE-se

Lidhja midis te dyjave eshte nje lidhje qe behet per faj te Sali Berishes. Nuk ka asnje lidhje.


Keshilli Mandateve mori vendimin te dergoje ne Parlament raportin per heqjen e imunitetit te Ilir Beqjas. Kush eshte qendrimi juaj per kete ceshtje


Une jam krenar qe kam nje mik dhe nje bashkepunetor si Ilir Beqja dhe jam i bindur se kjo farse e shemtuar politike shprehje e drejtperdrejte e kultures se fabrikimit te ceshtjeve te paqena permes shpifjeve do te zhbehet ne driten e se vertetes.


A i ka dhene PS tre mije vota LSI-se per fitimin e mandatit sic eshte shprehur ish-ministri Prifti


JoU be nje vit qe situata politike eshte kjo qe eshte. A keni menduar nje strategji qe te mund te dilet qe kjo situate te mos jete me e njejta Kjo sepse zgjedhje te parakohshme nuk do te kete me aq sa tha dhe zv.kryeministri. Keni nje strategji
Ne qofte se i drejtoheni Ilir Metes si burim e keni burim te sigurt.


Thjesht ne respekt te profesionit tuaj te pakten fshijeni nga vendi i burimeve te sigurta qe sa here flet nuk mban pergjegjesi per ate qe thote dhe thote gjithcka te kunderten e gjithckaje. Ndersa per sa i perket asaj qe para nje viti situata nuk ka ndryshuar eshte nje pyetje per qeverine jo per opoziten. Se eshte njesoj si te thuash vendi eshte i pushtuar pushtuesit nuk terhiqen hajt terhiqemi ne. Ne nuk terhiqemi.


Besoni se me keto protesta do te arrini ne zgjedhje te parakohshme duke pasur parasysh se kjo si strategji eshte konsumuar jo me larg sesa pranvera e ketij viti


Kjo eshte njesoj si te thuash qe historia e njerezimit duhet te kishte mbetur ne vend qysh ne procesin e pare dhe te gjitha ato procese historike qe e kane transformuar zhvillimin njerezor permes betejash qe kane zgjatur me vite me dekada e me shekuj te mos ishte realitet.


Te thuash qe u konsumua kjo perpjekje nuk u arrit gje tirania eshte aty. Prandaj shikoni mos beni ndonje gje tjeter do te thote thjesht dhe vetem te pranosh tiranine si nje fakt te kryer. Nuk ka konsum te perpjekjeve qe bazohen ne liri dhe te drejta. Lirite dhe te drejtat mbrohen per lirite dhe te drejtat luftohet pa llogaritur cmimin dhe vitet.


Prej disa javesh kemi pare prokurorine e Tiranes te levize ndaj akuzave te ndritura te opozites. Kemi pare edhe fillimin e hetimeve per disa ceshtje.


Mendoni se kete here do te jemi perpara rezultateve konkrete apo mendoni se do te jemi serish deshmitare te mosndeshkueshmerise se personave me imunitet


Dua te shpresoj se venia ne levizje e prokurorise se fundi nuk eshte xhiroja bosh e radhes dhe nuk eshte thjesht nga belaja qe e ka gjetur tani prokurorine. Qe per te thene te drejten per nje periudhe kohe pati nje gjume ne dukje te rehatshem. Une dua te shpresoj se prokuroria do ti shkoje deri ne fund te gjitha akuzave.


E kam thene dhe e perseris thirrjen qe prokuroria te hetoje imtesisht per te gjitha akuzat qe jane ngritur ndaj meje. Sigurisht duke kerkuar qe te hetoje imtesisht edhe ato akuza qe ne kemi ngritur.

Ne kete kuader burime nga prokuroria thone se ceshtja Tartari eshte duke u mbyllur dhe nga hetime e bera nga pala e trete nga prokuroria rezulton qe jane ndjekur procedurat korrekte ne te gjitha koncesionet.


Do te thote qe prokuroria nuk ka bere punen e saj apo jeni nxituar ju ne akuzat ndaj zotit Tartari


Rezulton se nuk ka pale te trete. Akuza e bere eshte e qarte si drita e diellit. Konflikt jo i hapur por i eger interesi. Pastaj te gjitha te tjerat jane llafe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›