Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Ilir Binaj është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
Binaj ka një Diplomë Master për Kontabilitet Profesional (MPA) nga Universiteti i Teksasit dhe një Master në Administrim Biznesi (MBA) nga Universiteti Dallas Baptist.
Ai është anëtar i Institutit Amerikan të Kontabilistit Publik të Certifikuar (AICPA) dhe anëtar i Institutit të Audituesve të Brendshëm (IIA).
Binaj zëvendëson në këtë detyrë Elidjana Çelaj, e cila u ngarkua përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.