E Enjte, 5 Nëntor 2026

MOSKË – Rusia siguron fitoren më të madhe që nga shkurti, pas kapjes së Vuhledarit

MOSKË, 2 tetor /ATSH/- Trupat ruse kanë ngritur flamurin e tyre kombëtar – dhe flamurin e fitores sovjetike – në ndërtesat në qytetin ukrainas të vijës së parë të Vuhledarit, sipas “Telegraph”.

Volodymyr Zelensky thuhet se ka urdhëruar tërheqjen e forcave të tij ukrainase të shkatërruara – nga një qytet që dikur konsiderohej një “kështjellë” e pathyeshme për Ukrainën.

Por, blogerët ushtarakë rusë thanë se tërheqja erdhi shumë vonë, pasi qyteti ishte tashmë i rrethuar nga trupat e Kremlinit.

Pretendimet u mbështetën nga blogerët ushtarakë ukrainas, të cilët thanë se kishin vërtetuar video të ushtarëve rusë që ngrinin flamujt e tyre në ndërtesat e rrënuara në Vuhledar.

Krahas flamujve modernë rusë, trupat e Moskës kanë përdorur gjerësisht simbolet e epokës sovjetike gjatë luftës në Ukrainë.

Vuhledar ndodhet në një tokë të lartë mbi një rrugë të rëndësishme në lindjeperëndim, e cila mund të përdoret si një pikënisje për të sulmuar qendrat e tjera të transportit ushtarak ukrainas në perëndim.

Analistët thanë se fitorja në Vuhledar do të shihej si një justifikim i taktikave të rënda të këmbësorisë masive të Rusisë, të cilat kanë sjellë avancime të qëndrueshme përgjatë vijës së frontit, me kosto të madhe, gjatë 12 muajve të fundit.

Putini nuk ka komentuar ende për kapjen e Vuhledar, por Dmitry Peskov, sekretari i tij i shtypit, tha se ai po monitoronte personalisht betejën. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›