E Martë, 3 Nëntor 2026

Ilir Meta akuza ndaj SPAK: Po i shërben qeverisë së Ramës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga selia e tij lëshoi akuza nga SPAK-ut, duke e konsideruar atë si një strukturë që vepron me regji. Ai tha se Prokuroria e Posaçme “nuk sheh as kullat dhe as pagesat që shkojnë për inceneratorët”, teksa akuzoi Dumanin se e ka shndërruar atë si një parti politike e jashtëligjshme prokurorësh.

Për të është e qëllimtë edhe mos nisja e hetimeve nga SPAK, për kullat në mes të Tiranës, duke thënë se aty ka afera korruptive dhe kriminale.

Ilir Meta deklaroi se nuk beson as strukturën e ngritur nga SPAK, për ndëshkimin e çdo cenimi të standardeve zgjedhore dhe tha se ai edhe më herët ka denoncuar, por asnjëherë nuk është vepruar.

“Në Elbasan u bënë denoncime në 2021 për vjedhje votash dhe SPAK e çoi dosjen në Elbasan. KLP dhe SPAK ishin paralajmëruar se prokuroria e Elbasanit ishte në konflikt interesi. Nga ky mosveprim ndodhi ai konflikti që një qytetarë humbi jetën dhe një tjetër është në burg, besimi tek zgjedhjet u tronditën dhe këto ishin në interes të Ramës. Prandaj ne nuk besojmë, sepse SPAK është strukturë që vepron me regji dhe vepron pasi Rama i vjedh zgjedhjet”, tha Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë u paraqit javën e kaluar në prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime në lidhje me çështje të caktuara që kanë interes për disa prej hetimet që kanë nisur.

/rtsh/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›