Ilir Meta ne forumin e Bled ne Slloveni

Në krye të axhendës së Qeverisë së re mbetet integrimi europian. Pohimi nuk vjen nga kryesocialisti Rama që do ta drejtojë këtë qeveri, por nga aleati i tij më i ngushtë, Ilir Meta. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte i ftuar në forumin strategjik ndërkombëtar të organizuar në Bled të Sllovenisë. Në fjalën e tij në një prej paneleve kushtuar marrëdhënieve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit, kryetari i ardhshëm i Parlamentit deklaroi se sfidat me të cilat përballet Shqipëria janë të shumta, që nga zbatueshmëria e ligjit deri te lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por sipas Metës, fokusi kryesor i Qeverisë së re do të jetë zgjidhja e problemeve ekonomike dhe sociale të qytetarëve.
Në të njëjtin panel me Metën ishte edhe zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, i cili në ndërhyrjen e tij mbështeti përpjekjen e vendeve të Ballkanit për të përshpejtuar integrimin e tyre europian.