E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta përçan opozitën e re

basha metaMe 91 vota pro, 45 kundër dhe 1 abstenim, Ilir Meta është zgjedhur edhe zyrtarisht në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Në votim kanë marrë pjesë 137 deputetë. Por ky votim ka nxjerr në pah që opozita e re është mjaft e përçarë. 8 prej deputetëve të saj kanë votuar pro, çka tregon se diversionet e bëra pas 23 qershorit për afrimin e një pjese të opozitës me mazhorancën e re, kanë qenë të vërteta. Nuk dihet se kush ka votuar pro Metës, por mendohet se një gjë të tillë ta kenë bërë pikërisht aleatët e PD-së, por edhe ndoshta vetë deputetët demokratë. Por si Shpëtim Idrizi, ashtu edhe Ndoka, kanë mohuar të kenë votuar pro Metës. Se kam idenë kush votoi pro nga opozita, është votë e fshehtë. Unë për vete kam votuar kundër zgjedhjes së zotit Meta, tha Ndoka. Ndërsa kreu i komanduar i grupit të PD-së, Edi Paloka theksoi se grupi demokrat kishte marrë vendim për të votuar kundër Metës. Kush e përcaktoi se janë deputetët tanë që kanë votuar pro Metës? Ju garantoj që nuk është kaq e rëndësishme sa mendoni ju. Opozita jonë do të jetë tjetër gjë, jo problem numrash. Numrat edhe sikur të ishit 8 apo 18 nuk ndryshojnë gjë. Ka qenë vendim i grupit për të votuar kundër. Ju prisni që unë të bëj hetuesin, nuhatësin? As nuk e dëgjova rezultatin, smë interesonte. Tani po e marr vesh nga ju, deklaroi Paloka, duke konfirmuar kështu ndarjet mes demokratëve dhe aleatëve të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›