E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta rikonfirmohet si kreu i LSI-se

Ilir Meta është shpallur fitues në garën për kryetar të LSI-së. Anëtarësia e kësaj force politike në masën rreth 79%  ka votuar pro kryetarit aktual të saj.

Ndërsa rivali i tij në këtë garë, sekretari i përgjithshëm Luan Rama, ka marrë rreth 21%, njoftoi kryetari i Komisionit të Votimit, Ylli Manjani.

Ilir Meta tha pas publikimit të këtij rezultati se kjo fitore për të ishte më e bukur sesa ajo e disa viteve më parë sepse është një fitore me garë.

“Është një fitore pas një debati dhe fitorja më e madhe do të thosha është hapja e një debati brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim”, tha kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›