A/H1N1, numërohen 98 raste të konfirmuara
PRISHTINE – Ditë për ditë shtohen në Kosovë rastet e prekura me virusin e gripit të derrit. Sa i përket situatës epidemiologjike, deri tani në Kosovë ka pasur 317 raste të dyshimta, prej të cilave 98 raste janë konfirmuar si A H1N1 pozitive dhe 21 raste të Gripit sezonal. Në Klinikën Infektive në njëzet e katër orët e fundit janë hospitalizuar 20 raste të dyshuara në Gripin e derrave dhe Gripin sezonal për shëndetin e të cilëve po përkujdesen personeli.
Në Kosovë kanë gjetur vdekjen 3 persona nga gripi A/H1N1. Autoirtett Shëndetësore kanë nisur vaksinimin e një pjese të popullsisë, ndërsa janë shtuar masat dhe kontrollet në shkolla.
(d.b/BalkanWeb)
Në Kosovë kanë gjetur vdekjen 3 persona nga gripi A/H1N1. Autoirtett Shëndetësore kanë nisur vaksinimin e një pjese të popullsisë, ndërsa janë shtuar masat dhe kontrollet në shkolla.
(d.b/BalkanWeb)