Ilir Meta voton familjarisht, thirrje qytetarëve: Bëhuni pjesë e ndryshimit
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, njëherësh deputete, Monika Kryemadhi kanë votuar në Tiranë.
Meta ka dhënë edhe një mesazh pas votimit, ku u ka bërë thirrje për pjesëmarrjen në votime pasi vetëm kështu qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë llogari.
“Gjëja më e rëndësishme që kanë qytetarët është vota. Është themeli i lirisë. Qytetari që nuk ushtron këtë të drejtë nuk ka të drejtë të kërkojë llogari. Ushtroni këtë të drejtë. Vetëm përmes pjesëmarrjes mund të bëheni pjesë e ndryshimit dhe të kërkoni llogari” tha Meta.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
