E Diel, 1 Nëntor 2026

Enkelejd Alibeaj voton dhe jep mesazhin: Sot është dita e ndarjes së madhe nga e shkuara! Do jetë sukses për PD

Enkelejd Alibeaj voton dhe jep mesazhin: Sot është dita e ndarjes

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka votuar pak minuta më parë në Tiranë dhe u është drejtuar me një mesazh qytetarëve, që të dalin dhe të votojnë në këtë ditë të rëndësishme për demokracinë, përcjell newsbomb.al.

"Sot është dita për të bërë një ndarje të madhe me të shkuarën. Kjo është në dorën e shqiptarëve, ndaj ftoj këtë, jo vetëm mbështetësit e PD, çdo shqiptar të ndershëm që sot të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, siç zemra ua do", u shpreh Alibeaj jashtë qendrës së votimit.

I pyetur se çfarë pret Partia Demokratike e drejtuar prej tij nga këto zgjedhje, ai tha "Do të jetë sukses për demokratët dhe Partinë Demokratike. Ka 1001 motive që qytetarët të dalin të votojnë, të votojnë sesi do të jetë Shqipëria nesër. Dhe për këtë, duhet të dalin të votojnë sot."

Më herët, ka votuar Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, si dhe kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Pas pak, pritet që kutive të votimit t'u drejtohen Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama dhe Monika Kryemadhi.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›