Ilir Rusmali: Rama, perdorje politike procesit gjyqesor te “21 Janarit”
Kryetari i Komisionit te Ligjeve ne Kuvend, Ilir Rusmali, thote se ceshtja e 21 janarit 2011 kur ne nje demonstrate te dhunshme te thirrur nga opozita, humben jeten kater protestues si dhe u plagosen dhjetera forca policie dhe te Gardes, eshte politizuar se tepermi nga kreu socialist Rama. Deputeti Rusmali, duke folur mbreme ne studion e ABC Nees mbi vendimin e gjykates se Tiranes per shpalljen te pafajshem te tre te pandehurve per ngjarjet e 21 janarit, vleresoi se kjo nuk eshte nje ceshtje politike dhe deklaratat politike jane te pavend.
Rusmali tha se politizimi i theksuar i procesit gjyqesor te 21 janarit, ka arritur deri aty sa te perdoret si karte elektorale nga e majta ne opozite. Deputeti demokrat akuzoi kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, se e perdori kete ceshtje ne zgjedhjet vendore te vitit 2011 dhe nuk fitoi. Kurse paralajmeroi se z.Rama serish po e perdor kete ceshtje, por shtoi se ashtu si dy vjet me pare, z.Rama do te marre pergjigje me 23 qershor ne zgjedhjet parlamentare me nje humbje te radhes.