TAP, Kryeministri firmos marreveshjen Shqiperi-Itali-Greqi Eglantina Nasi
Marreveshja e perbashket ndermjet Shqiperise, Greqise dhe Italise per realizimin e gazsjellesit Trans-Adriatik (TAP), ka njohur dje miratimin ne parim nga qeveria shqiptare. Konkretisht, permes nje vendimi te posacem, i cili eshte firmosur nga kryeministri Sali Berisha, duke e zyrtarizuar keshtu kete dokument te rendesishem per finalizimin e projektit strategjik, me rendesi te vecante per te tre keta shtete. Nderkaq, behet me dije se kjo marreveshje, gjen miratimin e saj final te perbashket nga tre shtetet e perfshira, diten e sotme, ne kryeqytetin grek, Athine. Duke permbyllur keshtu nje faze kyce ne ecurine e pergjithshme te projektit te gazsjellesit Trans-Adriatik (TAP). I pranishem ne kete ceremoni, nga pala shqiptare, behet me dije paraprakisht se do te jete zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Edmond Haxhinasto. Nderkaq, marreveshja ne fjale, vleresohet nga Kryeministri Berisha, si nje mundesuese e bashkepunimit ndermjet tre vendeve per zbatimin e projektit TAP, si nje projekt me rendesi strategjike per kontributin ekonomik e zhvillimor per te tre vendet, rajonin dhe me gjere ne Evrope. “Ky projekt, vecanerisht per Shqiperine, paraqet mundesi per diversifikimin e burimeve te energjise, permes gazifikimit te vendit”, citohet ne njoftimin perkates te Kryeministrise rreth aktit te firmosje nga kreu i qeverise te marreveshjes ndermjet Shqiperise, Greqise dhe Italise per projektin per gazsjellesin Trans-Adriatik (TAP). Konkretisht, ajo vendos barazine mes tri shteteve per te njejtat pozita politike dhe pergjegjesi juridiko-ligjore per projektin ku ato do te perfshihen. Ndersa jane perfshire edhe aspektet teknike te ketij bashkepunimi, per te konkluduar sa me mire realizimin e tij. Ne kete menyre, ai finalizon etapen e shprehjes se vullnetit te perbashket mes paleve per mbeshtetjen politike dhe praktike qe i japin ketij projekti te rendesishem. E paraprire kjo nga akti i perzgjedhjes se gazsjellesit Trans-Adriatik si projekti i pare nga konsorciumi Shah-Deniz, apo marreveshjen e bashkepunimit te nenshkruar me kete konsorcium, si edhe ate me "BP", "SOCAR" dhe "Total" etj. Qe te gjitha, ne kuadrin e realizimit te njepasnjeshem te etapave te duhura, per te siguruar ne fund qe gazsjellesi Trans-Adriatik te sjelle gazin natyror nga fusha e Shah Deniz 2 ne detin Kaspik, ne Evropen Perendimore. Proces ky, i cili pritet te kulmoje ne muajin qershor me zgjedhjen e projektit fitues, mes atij Trans-Adriatik dhe Nabuko, per realizimin e ketij transporti gazi, nga Lindja, drejt Evropes Perendimore.