Imami Ahmed Kalaja i shpreh mirënjohjen pastor Akil Panos: Sot fitoi Mami dhe Babi, kundër Prindit 1 dhe Prindit 2
Imami i njohur i Xhamisë "Dine Hoxha" në Tiranë, i ka shprehur mirënjohjen pastorit Akil Pano për betejën e gjatë ligjore që ai ka ndjekur kundër agjendës së LGBT për zëvendësimin e dy prindërve, nënës dhe babait, nga termat Prindi 1 dhe Prindi 2.
Ahmed Kalaja thotë se sot nuk ka fituar vetëm pastori, por familja shqiptare, gjithë shoqëria.
"Mirënjohje edhe respekt për pastorin edhe rezistencën e tij. Statusi i marrë prej faqes së tij. Gjyqi u fitua! Sot fitoi familja! Sot fitoi Mami dhe Babi kunder Prindi 1 dhe Prindi 2. Sot fitoi liria e Fjales, e Ndergjegjes dhe e Besimit!
Sot fituan te gjithe Shqiptaret qe besojne ne ZOT, FAMILJE & KOMB. Lavdia i takon Zotit. Linda Pano Av Altin Goxhaj Erald Aga. Komenti im edhe i të gjithë neve: Elhamdulilah; Falënderimet, Lavdet i takojnë Allahut, Zotit të Vetëm të Vërtetë", shkruan imami Kalaja.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
