E Diel, 1 Nëntor 2026

Iu gjetën kokainë dhe pistoletë në makinë, arrestohet çifti shqiptar në Zvicër

Iu gjetën kokainë dhe pistoletë në makinë, arrestohet

Një çift shqiptar është arrestuar në Zvicër pasi akuzohen për trafikim droge. Mediet e huaja bëjnë me dije se 33-vjeçari shqiptar u ndalua nga policia rrugore në Zyrih, pasi po lëvizte pa patentë.

Shqiptari ishte bashkë me partneren tij 46-vjeçare në momentin e ndalimit nga oficerët e policisë. Sipas autoriteteve zviceriane, në makinën e shqiptarit u gjetën 80 gr kokainë, një pistoletë dhe mjete prerëse.

Ndërsa pas kontrollit në banesën e tyre, policia gjeti gjithashtu edhe 330 gr heroinë, 20 gr kokainë dhe 250 gr drogë sintetike.

33-vjeçari dhe 46-vjeçarja u arrestuan nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Ata u dërguan në paraburgim ku do presin dënimn nga Gjykata e Zyrihut.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›