E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami: Bojkoti, instrument politik, por jashte kohe

Koalicioni qeveritar mes Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim po i jep vendit nje qeverisje te moderuar dhe stabilitet. Ky eshte mendimi i ministrit te Mbrojtjes, njekohesisht deputetit te PD-se, Arben Imami gjate nje interviste per gazeten "Koha Jone". Sipas tij, mazhoranca aktuale i ka ofruar opozites te gjitha rruget e bashkepunimit per t'u kthyer ne Parlament, por realizimin e ketij bashkepunimi te nevojshem, po e pengon pasiguria dhe kriza e lidershipit te PS-se. Imami flet dhe per marreveshjen e ndarjes se detit mes Shqiperise dhe Greqise, duke theksuar se asnje nga dy vendet nuk i ka falur asnje tjetrit, dhe se marreveshja eshte nje detyrim per te dyja vendet per te garantuar sigurine. Per sa i perket ambicieve te metejshme per karriere brenda struktura te PD-se, Imami shprehet se "ne politike, gara nuk perfundon kurre".

Si e shikoni situaten politike ne vend pas zgjedhjeve te 28 qershorit, kur deputetet e Partise Socialiste ende nuk kane shkelur ne sallen e Parlamentit dhe per te hyre aty kane vene kushte te qarta?

Opozita eshte ne te drejten dhe lirine e saj te marre gjithfare vendimi, i cili eshte brenda kornizave te sistemit demokratik. Dhe bojkoti eshte nje prej instrumenteve te fundme qe ka opozita. Por, ne rastin konkret, vendimi i saj eshte jokontekstual dhe jashte dinamikes se zhvillimit te shoqerise shqiptare. Shoqeria shqiptare e vitit 2009, jeton ne rrethana dhe kushte te ndryshme nga ato te viteve 90-te. Qytetaret shqiptare sot e kane te veshtire te pranojne tensionimin e ambientit politik, ndersa opozita ben te kunderten, duke e ashpersuar situaten politike. Qasja e sotme e opozites eshte e papranueshme, per shkak te nje konteksti krejt tjeter te Shqiperise, e cila eshte vend anetar i NATO-s, eshte ne procesin e marrjes se statusit kandidat per anetar ne Bashkimin Evropian dhe pret shume shpejt liberalizimin e vizave. Pra, ky lloj obstruksionizmi, jo vetem qe shkon ne kundershtim me interesat e shoqerise shqiptare ne teresi, por edhe me interesat e vete opozites, e cila shnderrohet ne nje partner te pabesueshem, jo vetem per aktoret e brendshem, por edhe per ato te jashtem. Kushtet qe ka vendosur opozita jane paradoksale dhe te papranueshme, ne te shumten e tyre, pasi shkojne pertej kompetencave te nje mazhorance qeverisese, pasi implikojne probleme tejpolitike, si probleme konstitucionale, probleme te kompetencave te pushteteve, etj. Hapja e kutive te votimit ngjan me shume me nje kusht per te mos hyre ne negociata, sesa me nje argument mbi te cilin mund te negociohet dhe mund te shkohet drejt nje kompromisi. Kjo tregon se levizjet politike te opozites, jane me shume te kushtezuara nga kriza dhe pasiguria e lidershipit te Partise Socialiste, sesa nga interesat e vendit apo te Partise Socialiste.

C'mund te behet per te rikthyer opoziten ne Parlament, ne nje kohe qe procesi i liberalizimit te vizave dhe miratimi i statusit te vendit kandidat ne BE kerkojne nje bashkepunim te ngushte mes mazhorances dhe opozites?

Vendi sot ndodhet ne nje kontekst historik shume te favorshem dhe opozita duhet t'i bashkohet frymes se shoqerise shqiptare, per te dhene kontributin e saj ne proceset integruese te vendit. Sa i perket mazhorances, ajo e ka ftuar opoziten te rikthehet ne Parlament, aty ku zhvillohet debati politik, ne menyre qe te hapet rruga e kompromisit. Eshte pranuar te shqyrtohen edhe kushtet, te cilat nuk implikojne probleme ligjore, u eshte dhene mundesia e krijimit te Komisionit Parlamentar per Hetimin e zgjedhjeve, ku te kene shumicen dhe kreun e komisionit. Vullneti i mazhorances eshte i plote ne kete drejtim, tashme duhet te shprehet vullneti per bashkepunim, nga ana e opozites. Kete nuk e kerkojme vetem ne, por edhe partneret tane nderkombetare e kane perseritur disa here kete thirrje.

Si e vleresoni bashkeqeverisjen mes PD me LSI, mendoni se ka jetegjatesi ky koalicion?

Zgjedhjet e 28 qershorit prodhuan nje mazhorance te moderuar dhe nje qeveri te qendrueshme, e cila po i jep stabilitet vendit. Koalicioni qeverises eshte reflektim i ketij vullneti te sovranit. Bashkepunimi ka treguar se eshte luajal nga te dyja palet, eshte funksional dhe po jep produkte pozitive. Kombinimi i nje partie te qendres se djathte dhe i nje partie te qendres se majte, zgjeron kohezionin social dhe rrit sigurine dhe qetesine e qytetareve, ne raport me qeverine.

Me 12 dhjetor do te zhvillohet Kuvendi zgjedhor i Partise Demokratike, ku do te zgjidhen te gjitha organet drejtuese te PD-se. A keni ambicie per t'u bere pjese e struktures qendrore te demokrateve, do te beheni pjese e gares?

Une jam deputet, minister dhe anetar i Keshillit Drejtues te Partise Demokratike. Eshte heret per te folur per angazhime te tjera ne forumet drejtuese te Partise, pavaresisht se ne politike ka nje parim te pandryshueshem, "gara nuk perfundon kurre".

Cila jane hapat e para qe po ndermerrni per reformimin e Ministrise se Mbrojtjes, si nje Ministri me rendesi te vecante, pas anetaresimit te Shqiperise ne NATO?

Tre jane elementet kryesore te kesaj reforme; nje kuader ligjor i harmonizuar me legjislacionin e vendeve anetare te NATO-s, perdorimin me eficent te buxhetit prej 2 perqindesh te GDP-se, permiresimin e infrastruktures dhe kualifikimin e stafit te Forcave te Armatosura. Ne vijim te ketyre prioriteteve, reforma synon persosjen e strukturave, rritjen e kapaciteteve operacionale, persosjen e sistemit te arsimimit e stervitjes dhe nje menaxhim me te mire te burimeve te mbrojtjes, te cilat ne thelb, do te bejne te mundur realizimin e Objektivave te Forces (Force Goals). Po punojme ne drejtim te pajisjes me mjete bashkekohore ne pershtatje me misionet e FA-se. I tille eshte edhe sigurimi i kapaciteteve per Rojen Bregdetare, ku eshte blere nje anije dhe po vijon puna per ndertimin ne vend, te tre te tjerave. Duke rritur keto kapacitete per ndertimin e anijeve, nga vete Forcat tona te Armatosura, synimi eshte qe keto kapacitete te mund te sherbejne edhe per nevoja civile. Jane hapur procedurat per blerjen e helikoptereve te rinj te transportit te mesem shumerolesh. Shqiperia eshte angazhuar te realizoje 49 objektiva force, qe synojne zhvillimin e kapaciteteve operacionale, nderveprueshmerise dhe standardizimit ne kuader te Aleances. Perparesi do te kene njesite "Pool of Forces" per operacionet e drejtuara nga NATO, qe do te realizohet brenda vitit 2014, integrimin e plote te sistemit te mbrojtjes sone ajrore me ate te NATO-s brenda vitit 2012, etj.

Kur do te arrije ushtria shqiptare te jete plotesisht e afte, per rolin e saj si ushtri e NATO-s dhe neper cilat faza do te kaloje reformimi i saj?

Forcat e Armatosura perbehen sot nga nje personel prej rreth 12.000 ushtarakesh e civilesh. Deri ne fund te vitit 2010, Forcat e Armatosura do te jene teresisht profesioniste, ne perputhje me nevojat e vendit dhe te Aleances. Numri i ushtareve profesioniste do te jete 4200. Qellimi eshte krijimi i nje trupe me kapacitete te larta profesionale dhe operacionale. Faza e pas-anetaresimit ne NATO, eshte faza e integrimit te plote te Forcave te Armatosura me standardet e NATO-s dhe ne themi se deri ne vitin 2019, do te mund te kemi Forca te Armatosura qe do u pergjigjen plotesisht kerkesave te NATO-s. Ndersa deri ne vitin 2014 do te kemi batalion te gatshem, per operacionet e NATO-s.

Marreveshja e percaktimit te shelfit kontinental me Greqine, ka ngjallur debate te shumta. A eshte e vertete se jane cenuar ujerat tona territoriale?

Marreveshja per percaktimin e kufirit detar me Greqine fqinje, ka nje rendesi te vecante per vendin tone, pasi cdo kufi i percaktuar krijon me shume siguri. Ne nuk kemi hyre ne negociata per te fituar ate qe nuk na takon, por per te ndare ne menyre te drejte ate qe na perket. Ne jemi te bindur se marreveshja eshte bere ne perputhje me ligjin nderkombetar, duke respektuar ne cdo detaj, parimin e baraslargesise. Nga kjo marreveshje nuk ka humbur as Shqiperia as Greqia, thjesht kemi marre secila pale ate qe na takon, nepermjet percaktimit te drejte te kufirit. Kemi bere te gjithe transparencen e nevojshme dhe publiku shqiptar tashme e di se vendi yne nuk ka humbur nga kjo marreveshje. Gjithsesi, ceshtja eshte derguar nga disa parti opozitare ne Gjykaten Kushtetuese dhe ne po presim vendimin qe do te marre kjo gjykate.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›