E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-punetoret, perleshje me policine

Orikum- Pershkallezohet protesta e ish-punonjesve te Ndermarrjes Bujqesore te Orikumit qe pretendojne te drejten e pronesise se nje siperfaqeje te madhe toke, qe po zaptohet sipas tyre, nga pronare te paligjshem per ndertim pallatesh. Ashtu si gjate mengjesit te se martes edhe dje, banoret kane dale ne rruge me parulla e akuza ndaj pushtetit vendor dhe atij qendror, duke paralajmeruar se nuk do te terhiqeshin nga kerkesa e tyre. Madje rreth mesdites protesta ka kaluar ne konfrontime fizike mes ish-punetoreve dhe policise, ku pasojat kane qene disa te lenduar, nje i ndaluar dhe xhama te thyer te makinave te policise nga guret e hedhur prej protestuesve. Gardhi rrethues i tokes ku do kryhen ndertime pallatesh eshte shembur dhe aty policia eshte perleshur me protestuesit. Burime zyrtare thane se rreth ores 12:30 shoqeruan disa prej te dyshuarve per organizimin e ketij akti te dhunshem, ndersa mesohet se blute jane kunderpergjigjur me shkopinj gome. Protestat e ish 460 punetoreve te ndermarrjes kane nisur prej muajit prill te ketij viti, ku jane shenuar edhe incidente ne bashkine e Orikumit, derisa te marten u paralajmerua edhe pershkallezimi i saj deri ne veteflijim. Resistences se bluve, banoret i jane pergjigjur me nje ngujim para prones se pretenduar ne qender te qytezes. Perballe ka qene edhe kordoni i policise qe ruante ndertimet e reja te firmave. Grupi i protestuesve ka shkuar deri para dyerve te bashkise ku ka hedhur akuza per padrejtesi dhe me pas jane rikthyer tek sheshi, i kthyer ne kantier ndertimi. Madje eshte bllokuar edhe rruga kryesore per minuta te tera, duke bllokuar qarkullimin rrugor. Rreth ores 12:30, protestuesit e kane liruar rrugen dhe jane shperndare, por nje pjese e tyre i eshte drejtuar rrethimit metalik ku po kryheshin punime, me qellim per t'i hedhur ne shesh. E menjehershme ka qene nderhyrja e gardhit te policise qe tentuan te shmangin pasojat. Por situata eshte tensionuar edhe me tej, derisa dy palet nisen te godisnin njeri-tjetrin me gure, shkopinj dhe grushte. Perleshja pati disa te lenduar nga te dyja palet, kurse policia shoqeroi ne komisariat te pakten 10 te rinj banore te Orikumit, pjesemarres ne protesten e dhunshme. Ish-punonjesit pretendojne pronesine mbi rreth 450 hektare toke te ish-ndermarrjes bujqesore, qe sipas tyre u takon pasi jane perfitues nga ligji 7501. Ata kane nisur protestat prej ditesh, ndersa dje dhe sot situata eshte perkeqesuar, deri ne perplasje mes protestuesve dhe policise.

Beteja per pronesine pas viteve 90-te

Ish-punetoret e Ndermarrjes Bujqesore, ne fillim te viteve 90-te moren toke sipas ligjit 7501 dhe tani pretendojne pronesine mbi truallin qe ne fakt i eshte njohur ish-pronareve, te cilet kane edhe dokumentacionin perkates. Dikur ata kane qene punonjes te NB "Rinia" me nje siperfaqe ne zoterim prej 450 hektaresh. Por dhenia e tokes pronareve te tjere, ka ngjallur reagimin e banoreve. Ne muajin prill te ketij viti ata nuk lejuan per rreth 2 ore bashkiaket te hynin ne ambientet e institucionit, nderkohe qe dje kane bllokuar punimet. Ata pretenduan se Komisioni i Kthimit te Pronave ka abuzuar me ligjin, ku per tokat qe dikur kane qene uje dhe shkurre, sot jane te regjistruara ne kategorine e arave. Madje ata kane pretenduar se sic eshte vepruar me banoret e zones se Radhimes, Dukatit dhe Tragjasit, te veprohej edhe me ta, duke iu kthyer prona qe u takon.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›