E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami Demilitarizimi kerkon siguri Ledi Koraqi

Tirane-Brenda vitit 2013 do te clirojme vendin nga municionet e teperta nga kjo barre e rende e trasheguar nga sistemi komunist. Keshtu u shpreh Ministri I Mbrojtjes Arben Imami dje gjate ceremonise se certifikimit te 33 ushtarakeve te trajnuar nga ekipi amerikan AME. Ceremonia u zhvillua ne ambientet e Komandes se Doktrines dhe Stervitjes Shkolla e Trupes. Ne te merrte pjese edhe zv/ambasadorja amerikane ne Tirane Deborah Xhons. Demilitarizimi dhe demontimi i municioneve te teperta eshte nje prioritet me rendesi shume te madhe tha ministri Imami. Ne fakt procesi eshte duke ecur me ritme jashtezakonisht te mira. Shifra e asgjesimit te municioneve vetem neper poligone eshte impresionuese. Kemi demontuar me demolim ne total rreth 6 mije tone deri me tash dhe deri ne fund te vitit planifikohet te asgjesohen 8 mije tone. Deri ne fund te vitit mendojme se do te asgjesojme me demolim me shitje me demontim dhe me cfaredo lloj rruge dhe mjeti ne menyre qe te sasia e municioneve te teperta te asgjesuara te arrije deri ne 20 mije tone cka do te thote tre here me shume sesa ne vitin 2009 theksoi ne fjalen e tij ministri Imami. Ne po asgjesojme nje sasi shume te madhe se kjo eshte nje histori suksesi qe kerkon vemendjen tone perkujdesin tone vigjilencen tone gjithcka mund edhe duhet per te shmangur cdo lloj incidenti sado te vogel qe mund te ndodhe ne kete proces. Ne nuk duam qe ne kete proces te humbim as edhe nje thua jo me nje gisht apo nje dore prandaj ju kerkoj qe ne menyre te vazhdueshme edhe me kembengulje se prioriteti themelor ne te gjithe kete proces eshte dhe mbetet siguria procesit. Ministri Imami siguroi diplomaten amerikane se Forcat e Armatosura shqiptare do te kualifikohen dhe ngrene kapacitetet e tyre qe te jene nje ushtri e vogel por serioze dhe profesionale. Zv/ ambasadorja amerikane Xhons tha se ky trajnim i nivelit te pare te eksperteve te EOD-se eshte vetem fillimi i nje plani trajnues 5-vjecar i Shteteve te Bashkuara per ushtrine shqiptare projekt i cili do te rrise kapacitetet e FA per te ndermarre operacione te perbashketa me forcat e koalicionit. Ne tha ajo do te vazhdojme te punojme se bashku per te zhvilluar Forcat e Armatosura shqiptare ne nje force te afte te nderveprueshme ne NATO si dhe per te ndertuar marredhenie bilaterale me perfitim reciprok ndermjet te dyja shteteve tona.
Te 33 ushtaraket e sapo diplomuar do te angazhohen ne procesin e rendesishem te asgjesimit te municioneve dhe eksploziveve ne poligonet e reja qe pritet te hapen brenda pak ditesh. Ne perfundim te ceremonise se djeshme u perurua edhe laboratori i gjuhes angleze nje tjeter dhurate e pales amerikane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›