Myslimanet sot mblidhet Keshilli i Pergjithshem
TIRANE- Sot mblidhet Keshilli i Pergjithshem i Myftinise per te zgjidhur kolapsin e krijuar nga shkarkimet ne Kryesine e Komunitetit Mysliman. Cudia eshte se Keshilli i Pergjithshem ishte caktuar te mblidhej sot ne te njejten oren por ne dy vende te ndryshme. Kryesia e KMSH-se qe drejtohet nga Selim Muca ka thirrur mbledhjen urgjente ne Tirane ne ambientet e Medresese. Ndersa grupi kundershtar qe pretendon se ka shumicen ne dy kryesite ate te keshillit te pergjithshem dhe te KMSH-se ka caktuar te njejten dite dhe te njejten ore por ne Medresene e Kavajes. Mbledhja e sotme pritej te ishte nje matje force mes perkrahesve te Selim Muces dhe grupimit qe drejtohet nga kryetari i KP Ilir Vokshi dhe sekretari i pergjithshem i KMSH-se Betim Truci. Perplasja nisi kater dite me pare kur ne nje mbledhje te pretenduar te dy kryesive u mor vendimi per pezullimin e Selim Muces. Ky i fundit shkarkoi te nente firmetaret e vendimit. Sipas Trucit dje ka pasur nje kallezim penal nga dy kryesite per Mucen ndersa vete ai per te njejten ceshtje ka takuar kryeprokuroren Ina Rama.
d.b/BalkanWeb
d.b/BalkanWeb