Imami: Do të vazhdojmë kontributin tonë në Afganistan
Shqipëria do të vazhdojë të japë mbështetjen e saj për Afganistanit duke mbajtur kompaninë e ushtarakëve që ka në këtë vend dhe duke shtuar edhe një skuadër me 20 mjekë. Deklarata vjen nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami gjatë pjesëmarrjes në Ministerialin e NATO-s, i cili u zhvillua në Bratislavë të Sllovakisë me 22-23 Tetor. Punimet e Ministerialit u fokusuan në tre çështje kryesore: Afganistani, Mbrojtja Raketore dhe transformimi Ushtarak. Sipas Imamit Shqipëria angazhohet se do të japë kontributin e saj jo vetëm me forcat ushtarake që ka dërguar në Afganistan por edhe duke investuar për ndërtimin e shkollave në territorin afgan.
“Do të ngrejmë tetë shkolla dhe do të presim duke filluar nga viti 2010, 100 studentë afganë që do të përfitojnë bursë studimi në Shqipëri. Përvoja e këtyre viteve tregon se ka nevojë për një qasje më gjithëpërfshirëse në mënyrë që të zgjidhen problemet afatgjata.”
Në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rasmusen u shpreh se e vetmja mënyrë që Afganistani të mos lejohet të kthehet në duart e terroristëve, është investimi për të forcuar kapacitetet ushtarake dhe të sigurisë të shtetit afgan. Ministri shqiptar i Mbrojtjes ka qenë pjesë edhe e një tjetër ministerial të zhvilluar në Sofie të Bullgarisë, atë të ministrave të Mbrojtjes së vendeve të Europës juglindore. Gjatë pjesëmarrjes në këtë ministerial, ministri shqiptar i mbrojtjes ka zhvilluar takime 2-palëshe me homologun e tij bullgar dhe atë maqedonas.