E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Forcim bashkëpunimit në Ballkan, për të rritur sigurinë

Ministri i Mbrojtjes mori pjesë në konferencën rajonale në Bitola të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë - FYROM

Bitola, FYROM, 2 Qershor 2010 NOA - Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë - FYROM, Zoran Konjanovski dhe drejtorit të RACVIAC, ambasadorit Nikola Todorçevski, ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami mori pjesë në konferencën rajonale me temë: Integrimi në NATO në Europën Juglindore, e cila u mbajt në Bitola. Në këtë konferencë morën pjesë ministrat e Mbrojtjes të Maqedonisë, të Shqipërisë, të Kroacisë, të Sllovenisë dhe të Turqisë, si dhe zv.ministrat e Mbrojtjes të Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë, përfaqësues të NATO-s etj.

Në konferencë u diskutuan dhe u shkëmbyen mendime mbi prioritetet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni, si dhe mundësitë e rrugët për forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë, i cili i shërben integrimit të mëtejshëm në NATO të vendeve të rajonit dhe forcimit të sigurisë rajonale.

Në fjalën e tij Ministri Imami theksoi se, në një botë globale është e rëndësishme që të vlerësohet se, përveç rreziqeve tradicionale, janë shtuar rreziqet asimetrike që vijnë si rezultat i terrorizmit, krimit të organizuar, luftës informatike etj, rreziqe të cilat mund dhe duhet të përballohen nëpërmjet bashkëpunimit dhe veprimeve konkrete.

Z. Imami u shpreh se është shumë i rëndësishëm forcimi i bashkëpunimit rajonal, i cili do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e mëtejshme të sigurisë. Bashkëpunimi me NATO-n, si dhe përpjekjet për anëtarësim në Aleancë të vendeve të rajonit, nënvizoi më tej ministri Imami, jo vetëm që i shërben paqes dhe stabilitetit, por i shërben edhe ndërtimit të urave të bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit.

Në vijim të fjalës së tij, z. Imami nënvizoi domosdoshmërinë e një përqasje të përbashkët në përballimin e sfidave të reja të sigurisë, ku përpjekjet dhe objektivi për anëtarësim në NATO do të ishin forca shtytëse drejt suksesit. Përfshirja e të gjithë vendeve të rajonit në organizatat e sigurisë kolektive është një element i rëndësishëm, theksoi ai. Në këtë kuadër, Republika e Kosovës, si një realitet i ri, e konsideruar si një histori suksesi nga NATO, duhet të zërë vendin e saj në organizatat e sigurisë, si në ato rajonale, ashtu edhe më gjerë.

Gjatë konferencës, ministri i Mbrojtjes Arben Imami pati një takim me ministren e Mbrojtjes të Sllovenisë, Ljubica Jelusiç. Ata vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis vendeve tona dhe shkëmbyen mendime mbi mundësitë e zgjerimit të mëtejshëm të marrëdhënieve në fushën e bashkëpunimit ushtarak, si dhe për kontributin e përbashkët në mbështetje të vendeve të rajonit tonë në realizimin e objektivit të tyre për anëtarësimin në NATO.

Të dy ministrat ishin të mendimit se Forca e Sigurisë e Kosovës ka bërë përparime të dukshme në përgatitjen e saj profesionale sipas standardeve të NATO-s. Ata ndanë të njëjtin mendim se integrimi sa më i shpejtë i Kosovës në strukturat euroatlantike do ti shërbejë forcimit të situatës së sigurisë në rajon.

Me këtë rast, ministri Imami e ftoi ministren sllovene të Mbrojtjes për një vizitë zyrtare në Tiranë, e cila e priti me kënaqësi.

r.n/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›