Këshilli, Topalli emëron Ruçin në vend të Idrizit

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar menjëherë pas letrës së kreut kuvendor të PS-së Gramoz Ruçi i cili e akuzonte atë për shkelje të ligjit me ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.
Në një njoftim për shtyp të botuar në faqen e Kuvendit në internet thuhet se kryeparlamentarja Topalli ka emëruar kreun e grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi si antar në Këshillin e rregullores në vend të deputetit Shpëtim Idrizi.
"Në mbështetje të nenit 13, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, për shkak të mosmarrjes pjesë të deputetit Shpëtim Idrizi në mbledhjet e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, të datave 1 dhe 2 Qershor 2010, Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli (çoba) vendosi që, deputeti Gramoz Ruçi të emërohet anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në vend të deputetit Shpëtim Idrizi" thuhet në deklaratën për shtyp në faqen e Kuvendit.