E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Nismat e Ramës janë qesharake dhe ultramajtiste

28-08-2013 / Gazeta 55

Ministri  i Mbrojtjes Arben Imami thekson se më opozitë nuk nevojiten numrat, por morali

Ekspertizën e huaj e vlerëson pozitivisht, por për çështje të rëndësishme dhe jo thjesht si një mjet për të mediatizuar nisma pa thelb. Ministri i Mbrojtjes dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Imami, e quan thjesht shou mediatik konferencën e Partisë Socialiste, “Shqipëria e gjeneratës tjetër”, ashtu si edhe mbledhjen joformale të Vlorës. “Absolutisht të marrësh këshilla nga jashtë është një gjë pozitive, por duhet të kesh një platformë dhe të dish çfarë kërkon. Të sjellësh një grup njerëzish, qoftë të shquar në fushat e tyre, dhe i thua: “dilni një herë shikoni në Tiranë dhe pas vendosim sesi do të zhvillojmë Shqipërinë, kjo s’jep asnjë rezultat sepse është e pamundur. Kjo jo vetëm që është qesharake, por është ultramajtiste nga ana e kryeministrit të ardhshëm. Ai po përdor mjetet dhe paradigmat që njeh: pra, përdorimin e mediave e dhe manipulimin e mediave për të dhënë idenë ne një pune që po bëhet, ndërkohë që nuk po bëhet asnjë punë. Po ngrihet ideja sikur çështja e territorit është e vetmja çështje, por në fakt zoti Rama deri këtu arrin të kuptojë problematikën që ka ky vend”.   Ndërkohë Imami premton se opozita e djathtë pavarësisht numrave në parlament, ne ndryshim nga socialistet, do të jetë konstruktive dhe do të mbështesë çdo nismë që i shërben integrimit të vendit dhe interesit qytetar. Ne mesin e zhurmës për kalimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë në përdorim të Partisë Demokratike, ministri Imami sqaron për herë të parë procedurën e ndjekur në këtë proces.  “Meqenëse ajo ndërtesë ishte e papërshtatshme për nevojat e reja e një force të armatosur të NATO-s për PR, një nga nevojat themelore të ushtrisë për të gjitha forcat e armatosura të NATO-s, prej tre vjetësh kemi filluar rindërtimin e një ndërtese që ne kemi pasur rreth 200 metra më poshtë nga SHQUP-i i sotëm. Kjo ndërtesë është drejt përfundimit dhe do të ketë të gjitha kapacitetet për gjithçka që I duhet ushtrisë. Dhe mandej kjo ndërtesë, është ndërtesë publike e lirë. Ne si Ministri e Mbrojtjes mbi bazën e një kërkese së Ministrisë së Brendshme i bëmë propozim Presidentit të Republikës për ta hequr (godinën e SHQUP-it) nga plani I përhapjes. Ministria e Brendshme mbi bazën e një vendimi të Këshillit të Ministrave do t’ia kalojë Partisë Demokratike”- u shpreh Imami.  I vendosur shpesh në shënjestrën e akuzave nga ana e Partisë Socialiste si ministër i Mbrojtjes, Imami tha se ato kanë qenë thjesht sulme politike dhe pa baza e fakte. “Sulmet kanë që të gjitha sulme politike dhe është e qartë, pasi dalin nga një vend I vetëm. Pronat, ne nuk shesim asnjë pronë. E vetmja pronë e rëndësishme që ne kemi nxjerrë nga Plani I Përhapjes është SHQUP-i. Absolutisht asgjë tjetër. Misionet, ato janë pothuajse në perfeksion. Të akuzosh ushtarakët për korrupsion në misione është të godasësh mu në zemër rolin e ushtrisë, punën e shkëlqyer që ka bërë ajo në këto vite”, theksoi Imami.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›