E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferenca e PS/Berisha: Preokupimet e Piktorit, shtrirja e 20%-shit në mbarë vendin dhe zhvillimi i trashëgimisë hoxhiste

28-08-2013 / Gazeta 55

Kreu i qeverisë Sali Berisha e cilëson konferencën dy ditore të kreut të PS, Edi Rama si tentativë për të shtrirë aferat e 20%-shit në të gjithë vendin si dhe për të mbrojtur trashëgiminë e diktatorit Enver Hoxha. Kryeministri ka ironizuar idetë e hedhura në konferencë mbi godinën e Piramidës në qendër të Tiranës dhe ish vilën e diktatorit, duke theksuar se këto do të shërbejnë si tempull për Ramën, neobllokmenët e drejtues të PS-së

Pas mbylljes së konferencës së PS me arkitektë, urbanistë dhe ekonomistë, kryeministri Sali Berisha ka analizuar qëllimet dhe rezultatet e saj në rrjetin social “Facebook”. Për kryeministrin qëllimi i madh i kundërshtarit të tij politik nuk është mbajtja e premtimeve që bëri në fushatë por shtrirja e 20% në mbarë vendin dhe zhvillimi i asaj që kryeministri e cilëson trashëgimi hoxhiste.
“Piktori dështak mbylli sot konferencën ku përveç arkitektëve të miliarderëve të PS-së, morën pjesë arkitektët e studios së 35 katshve te liqeni, për të cilat Rama kishte kërkuar nga kompania ndërtuese 20%, arkitektët e shndërrimit të sheshit “Skënderbej” në piramidë” – shkruan kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë thekson se, “nga punimet e saj del se konferenca pati si qëllime: Së pari Liçencën e Piktorit për shtrirjen e 20% në tërë territorin e vendit duke u marrë, në kundërshtim me Kushtetutën, kompetencat qeverive vendore dhe planet zhvillimore për tërë territorin, dhe së dyti mbrojtjen e trashëgimisë së Enver Hoxhës, babait të tij shpirtëror, Hitlerit të shqiptarëve”. Kryeministri më tej ka ironizuar edhe idetë e hedhura në konferencë mbi godinën e Piramidës në qendër të Tiranës. “Konferenca mbështeti idenë e Piktorit që Piramida nga jashtë të shndërrohet në pistë rrëshqitjeje për fëmijët, gjithnjë nën tingujt e këngës “xhaxhi Enver e ke gojën me sheqer”. Kurse nga brenda ajo dhe vila e Enverit do shërbejnë si tempull, faltore për piktorin dhe sojin e tij të neobllokmenëve e drejtues të PS-së. Vila e diktatorit do ketë kujdestar të posaçëm, Koço Kokëdhimën!”, shkruan më tej në Facebook, kryeministri Sali Berisha. Edi Rama zhvilloi përgjatë dy ditëve në Tiranë një konferencë me arkitektë dhe urbanistë të huaj gjoja për cekjen e problemeve të urbanizimit dhe ato të ekonomisë. Në fakt, në asnjë paragraf nuk u fol për platforma dhe projekte të zhvillimit urban, përsa kohë në krye të kësaj konference ishte vetë ai, njeriu antizhvillim që edhe sot e kësaj dite mban mbi supe mekatet e betonizimit të Tiranës i joshur nga aferat korruptive 20%-she. Të njëjtin kurs do të ndjekë edhe në vijimësi, këtë herë me kostumin e kryeministrit të vendit. Nga ajo konferencë ndërkombëtare thjesht u përligj dhe u legalizua vjedhja e 20%-shit kombëtar, u përligj dhe u legalizua grabitja e pronës së shqiptarëve. Ajo që thotë Rama për “emergjencë kombëtare”, është në vetvete emergjenca e 20%-shit kombëtar, emergjenca e përfitimeve nga planet dhe projektet që do të dalin zyrtarisht nga kjo konferencë. Kreu i PS deklaroi në fjalën e tij se modeli i zhvillimit i ndjekur në këto vite ka shkaktuar ‘plagë’, në territorin e vendit, në jetën sociale dhe ekonomike të vendit. Arsyeja për këtë kaos sipas Ramës është hendeku mes ligjërimeve në letër dhe asaj që çdo shqiptar jeton në realitet. Përfundimet e kësaj konference janë në sytë e të gjithëve dhe siç kuptohet në një farë mënyre Rama i ka vënë vulën shtrirjes së 20%-shit në të gjithë territorin shqiptar, grabitjen e pronës së qytetarëve dhe sigurisht, një rend të veçantë do të ketë për objektet e diktaturës dhe mazoleumin e Enverit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›