Imami: Rama pro martesave gay, kundër familjes e urdhrave hyjnorë
ELBASAN – Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD në Qarkun e Elbasanit, Arben Imami zhvilloi dje një takim me Forumin e Lidhjes Demokratike të Gruas për qytetin nga ku akuzoi kryesocialistin, Edi Rama se është kundër frymës për forcimin e familjes.
“Rama premton dhe thotë që shoqëria shqiptare është ende e papërgatitur për martesat homoseksuale, pra parimisht Rama mendon se duhet ta përgatisë këtë shoqëri shqiptare për këtë lloj martese. Problemi është se a shkon kjo me frymën tonë për të mbajtur një familje të fortë ose jo, a shkon kjo me urdhrat hyjnorë dhe ato natyrorë, a shkon kjo me përpjekjet e njerëzimit për të mbijetuar si njerëzim? Dashuria e burrave është për gratë dhe normalisht për gratë është për burrat dhe duhet të ecim në këtë rrugë. Dashuria e burrave për burra dhe e grave për gratë është moderne. Ne na duhet kohë që ta kuptojmë se nuk kemi kapacitet për ta kuptuar dhe e ka kuptuar Edi Rama. Një nga arsyet themelore që gratë e mbështesim fort PD dhe këtë ideologji tonën është për shkak se ne jemi në mbrojtje të familjes”, - tha Imami.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)