Monumenti i Kavajës, autori: Simbolizon flatra jo 'dy gishtat'. S’është i Berishës, as i Ramës
KAVAJE - Në formë harku del V-ja e triumfit, e lirisë dhe e demokracisë. Kjo është domethënia e monumentit, ai është i qytetarëve të Kavajës, nuk është as i Salës, as i Edit". Ky ka qenë reagimi i parë zyrtar i autorit të monumentit në qendër të Kavajës, z. Musa Qarri. Ai ka thyer heshtjen në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", disa ditë pasi vepra e tij u bë shkas i një debati politik. Sipas Qarrit, monumenti po keqpërdoret në këtë kohë fushate. Ai ka shtuar se simbolika e tij nuk është ajo e "dy gishtave" sikundër flitet, por krejt e kundërta. "Ata nuk janë dy gishta. Shkronja V në atë monument ka domethënien e lirisë, fitores, demokracisë. Poshtë është një bunker e mbi të ngrihet monumenti", - shprehet piktori grafist që ka skicuar idenë e objektit, për "GSH". Nga ana tjetër, Qarri, që është një artist i njohur në Kavajë dhe autor i një sërë grafikash të vlerësuara, shton se "ka pasur rrezik të shembet nga protestuesit që humbën paratë në firmat piramidale. Por, atëherë për fatin tim të keq shpëtoi dhe mbeti në këmbë".
Disa ditë më parë, shefi i opozitës Edi Rama, gjatë një takimi me qytetarët e Kavajës, u shpreh se do ta zhvendosë Monumentin e Demokracisë, që ndodhet para Pallatit të Kulturës së këtij qyteti, dhe do t'ia dërgojë në Tiranë kryeministrit Berisha. Deklarata e tij u pasua nga ajo e kryebashkiakut Elvis Rroshi, i cili tha se do t'ia çojë me helikopter kryeministrit. Në mbrojtje të objektit menjëherë më pas, kanë dalë kryeministri i vendit, Sali Berisha dhe kandidati për deputet në Elbasan, Eduart Selami. "Sheshi është monument historik, përmendorja është monument historik, mjerë ai që do guxojë ta prekë", - do të shprehej Berisha.
Z.Qarri, si i keni pritur komentet mbi monumentin tuaj në qendër të Kavajës?
Monumenti im në Kavajë po keqpërdoret këto ditë. Megjithatë secili ka mendimin e vet, dikush e pëlqen e dikush nuk e pëlqen. Për mua nuk përbën problem.
Ju, si autor i asaj vepre, duhet ta mbroni. Edhe artistë kanë dalë kundër saj dhe vlerave që përfaqëson. Pse keni heshtur?
Duhet të them se simbolika e saj nuk është kuptuar si duhet. Unë i mirëkuptoj mendimet e kolegëve e opinionet e dhëna, sido që të jenë ato.
Është keqkuptuar simbolika? Në ç'kuptim? Cila ka qenë ideja juaj fillestare?
Ai monument nuk simbolizon dy gishtat, sikundër po thuhet. Ai është simbol i fitores, është simbol që e kanë përdorur demokratët, legalistët, fashistët. Por nuk janë dy gishtat. Ajo që shihet në monument, është gërma V, janë flatrat që fluturojnë në mënyrë të lirë, për të sjellë idenë e lirisë tek ata që e shohin.
Pra V, në kuptimin universal victory-fitore?
Shkronja V në atë monument ka domethënien e lirisë, fitores, demokracisë. Poshtë është një bunker e mbi të ngrihet monumenti. Përcillet ideja se komunizmi mposhtet dhe mbi të në formë harku del V-ja e triumfit, e lirisë dhe e demokracisë. Kjo është domethënia e monumentit, ai është i qytetarëve, nuk është as i Salës, as i Edit.
Prej sa vitesh qëndron në Kavajë monumenti?
Prej shumë vitesh. Ai u vendos në sheshin kryesor të qytetit në vitin 1997, madje për të nuk pati as inaugurim.
Ka rrezikuar herë të tjera të hiqet prej aty?
Po. Ka pasur rrezik të shembet nga protestuesit që humbën paratë në firmat piramidale. Por, atëherë për fatin tim të keq shpëtoi dhe mbeti në këmbë.
Pse për fatin tuaj të keq?
Nuk dua të flas më gjatë për këtë çështje.
Sa kohë iu ka marrë realizimi i tij?
Më shumë se një vit, rreth një vit e gjysmë. Ai është realizuar në masën rreth 95% sipas idesë sime, ndërsa pjesa tjetër e punës është bërë nga një firmë ndërtimi, ku mund të them se punonin njerëz të mirë e të përkushtuar.
A jeni kontaktuar këto ditë nga Partia Demokratike për t'iu marrë siguri për jetëgjatësinë e veprës suaj?
Jo. Nuk më ka kontaktuar njeri dhe as nuk kam folur me njeri. Nuk kam shkuar në Kavajë, as në Tiranë.
Sipas jush, pse u bë debat politik monumenti juaj?
Atë s'e di unë, mbase ju e dini më mirë.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)