Imami dekoron atasheun gjerman ne Tirane

Tirane 20 Shtator 2010 NOA - shte zhvilluar ne ambientet e Ministrise se Mbrojtjes ceremonia e dekorimit te atasheut gjerman ne Tirane nenkolonel Hans Ulrich Tubert i cili perfundoi misionin 4 vjecar ne vendin tone.
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami i ka akorduar medaljen me motivacion Per sherbime te shquara dhe kontributin e shquar qe ka dhene ne forcimin e marrredhenieve bilaterale ne fushen e mbrojtjes midis Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise dhe Forcave te Armatosura te Republikes Federale te Gjermanise.
Te pranishem ne kete ceremoni ishin ambasadorja gjermane ne vendin tone Carola Mller-Holtkemper dy zv. ministrat z. Spahiu dhe z. Starova dy zv. shefat e Shtabit te Pergjithshem gjeneral brigade Sander Lleshi dhe k/admiral Kristaq Gerveni gjenerale ushtarak te larte te Ministrise se Mbrojtjes e Shtabit te Pergjithshem etj.
Ne fjalen e tij ministri Imami e vleresoi maksimalisht kontributin e atasheut gjerman ne Shqiperi sidomos gjate viteve te fundit duke u ndalur edhe tek kontributi qe Gjermania i dha vendit tone per anetaresimin e plote ne strukturat euro atlantike.
Imami ka vijuar me tej duke theksuar Do me duhet ta falenderoj ne menyre te posacme nenkolonelin Tubert per te gjitha kontributet dhe angazhimin e tij personal serioz dhe te kryer me nje dashuri dhe respekt per vendin tone. Ky vit ka qene teper i rendesishem per ristrukturimin e Forcave tona te Armatosura dhe Ministrise se Mbrojtjes. shte fakt qe ne pa mbeshtetjen e NATO-s por edhe te te gjitha vendeve mike te FA nuk do te kishim mundur te arrinim ketu ku jemi sot.
Nenkoloneli Tubert nga ana e tij e cilesoi kenaqesi teper te vecante angazhimin e tij 4 vjecar ne Shqiperi ne permbushje te misionit te tij si atashe.
Une -tha ne fjalen e tij nenkoloneli Tubert- ndihem teper i lumtur qe isha nje nder personat e perzgjedhur qe merrja detyren e atasheut ne vendin tuaj. Ne fakt ne pak muaj u familjarizova shume shpejt me Forcat e Armatosura Shqiptare. Mendoj se isha i zoti te mbeshtesja Shqiperine ne shume fusha dhe brenda pak viteve kam pare shume progres ne FA. Faleminderit shume per mbeshtetjen tuaj dhe i uroj suksese te metejshme Forcave te Armatosura Shqiptare u shpreh ne perfundim atasheu ne ikje nenkolonel Hans Ulrich Tubert.
Duke i uruar suksese te metejshme atasheut ne ikje ambasadorja gjermane ne vendin tone Carola Mller-Holtkemper u shpreh se bashkepunimi bilateral midis dy vendeve tona do te forcohet edhe me tej duke u theksuar kam ardhur ketu rreth nje muaj me pare por nepermjet nenkolonelit Tubert kam krijuar lidhje te ngushta me te gjithe bashkepunetoret e mi. Ashtu sikurse e tha edhe ministri Imami nenkolonel Tubert ka sherbyer per 4 vjet ne Shqiperi dhe kjo kohe i ka mjaftuar atij per te qene nje mik i mire i juaji. Nder te tjera ai mundi te realizoj me sukses edhe takimin midis ministrit Imami dhe homologut te tij gjerman Dr. Karl-Theodor Freiherr zu Guttenberg perfundoi ambasadorja gjermane Carola Mller-Holtkemper.
e.r/NOA