E Diel, 1 Nëntor 2026

KMDLNj Pershkallezimi i dhunes ne Rahovec krejtesisht i panevojshem

Prishtine 20 Shtator 2010 NOA Update - Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave e te Lirive te Njeriut tha sot se me kujdes po i percjell zhvillimet ne Rahovec te cilat per pasoje paten nderhyrjen e Policise se Kosoves perkatesisht njesitit special te saj.

Pervec sasise se madhe te gazit lotsjelles ne kete nderhyrje pati edhe perdorim te shufrave nga ana e policise si dhe gjuajtje me gure dhe demtim te traktoreve nga ana e atyre qe protestuan.

U lenduan rende e lehte mbi 25 persona prej te cileve jane 11 police dhe 14 protestues. U arrestuan me pretekst se organizuan protesta te dhunshme 4 persona te cilet pastaj u liruan.

KMDLNj ka perkrahur protestat e vreshtareve te Rahovecit te cilet kerkonin qe rrushi i tyre te grumbullohej nga bodrumi Stone Castle apo qe te gjendet zgjidhje tjeter ne menyre qe atyre tu kompensohej demi nga mosshitja eventuale e rrushit.

Protestat e vreshtareve te Rahovecit dhe kerkesat e tyre kane qene shume te drejta dhe te realizueshme dhe ato kane filluar si protesta paqesore prandaj ata qe kane urdheruar perdorimin e forces kunder vreshtareve eshte dashur ta kene parasysh kete fakt andaj eshte dashur te tregohen te permbajtur.

do shtet me ligj i mbron interesat e prodhuesve te vet nga konkurrenca e jashtme jokorrekte dhe keshtu eshte dashur te veproje edhe Qeveria e Kosoves.

Ne njeren ane flitet per domosdoshmerine e stimulimit te prodhuesve vendore e ne anen tjeter ofrojne treg dhe kushte favorizuese per prodhimet e shteteve tjera duke i diskriminuar prodhuesit e vendit

Ne rastin konkret Qeveria e Republikes se Kosoves duhet te ofroje zgjidhje per vreshtaret e Rahovecit duke intervenuar nga fondet rezerve dhe duke e krijuar nje infrastrukture ligjore qe i mbron prodhuesit vendore.

Kjo mund te behet duke e forcuar mekanizmin e doganimit te mallrave qe importohen nga shtetet e tjera ashtu sic veprojne edhe vendet e rajonit ndaj Kosoves. Madje keto shtete kane qasje krejt diskriminuese ndaj prodhimeve te Kosoves.

Policia e Kosoves ne kete situate nuk duhet te intervenoje sepse prodhuesit vendor po kerkojne realizimin e te drejtave elementare te njeriut te jetojne dhe te zhvillohen nga puna dhe djersa e tyre - perfundon deklarata nga Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave e te Lirive te Njeriut.

a.b/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›