Imami në SHBA për angazhimin e Shqipërisë në NATO
Ai po viziton Komandën e Aleancës në Norfolk të shtetit Virxhinia, e cila ndjek njëkohësisht edhe transformimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Imami tha se, si vend i ri anëtar i NATO-s, Shqipëria përballet me disa sfida në transformimin e ushtrisë së saj.
“Ne këtë vit jemi përfshirë në ridislokimin e të gjithë forcës sonë të armatosur, në organizimin e saj, në reformën e shërbimeve të inteligjencës ushtarake, në reformën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm. Ne konsiderohemi si një vend i rëndësishëm në NATO, së pari, se vendimet e rëndësishme merren nga të gjithë anëtarët me konsensus, kështu që ndërtimi i një konsensusi do të kërkonte përfshirjen e çdo vendi të veçantë, në këtë rast edhe të Shqipërisë.
Së dyti, çdo vend ka rëndësinë që ai i jep vetes së tij mbi bazën e kapaciteteve që ka. Kontributet tona në Aleancë janë kontribute serioze e për këtë arsye, atëherë kur duhet në veçanti, fjala e Shqipërisë ka vendin e saj të rëndësishëm”, është shprehur ministri Imami, në një intervistë në “Zërin e Amerikës”.
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami është takuar dje me disa zyrtarë të lartë amerikanë. Një takim të veçantë ai pati me ish-senatorin çak Hejgell, shef i Këshillit për Inteligjencën e Huaj pranë Presidentit Obama, njëkohësisht profesor në Shkollën e Shërbimit Diplomatik në Uashington. Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Arben Imami, vazhdon vizitën e tij në SHBA.